Studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit zhvilluan një trajnim mbi mediat online. Trajnimi i zhvilluar nga pedagogu Emirjon Senja konsistoi në burimet e informaiconit të mediave online, raporti që duhet pasur me lajmin, si edhe domosdoshmërinë e shkrirjes së informacionit mes fotos, videos dhe infografisë.
Gjithashtu studentët u njohën me metodat më të reja të monetizimit të përmbajtjes online nga platforma të ndryshme. Përgjatë vazhdimit të vitit akademik, studentët do të kenë mundësinë që këto t’i praktikojnë në partalin e departamentit, “Objektiv.al”
Në këtë portal studentët kanë mundësi të kontribuojnë me materiale të ndryshme sipas rubrikave; aktualitet, sociale, reportazh, dossier, teknologji, rajon, portret, intervistë, sport, media, kulturë, letërsi,Life style etj.
Kolegji Universitar Bedër organizoi ditën e sotme një takim me studentët e komunikimit dhe drejtësisë, të mirëpritur nga rektori i K.U. Bedër Prof. Dr. Ferdinand Gjana, pedagogë si dhe një pjesë e stafit administrativ.
Gjatë këtij takimi studentët e masterit u njohën me një prezantim të shkurtër rreth stafit të departamenteve përkatëse dhe zyrave administrative me të cilat do të kenë marrëdhënie të vazhdueshme gjatë kohës së studimeve.
Të pranishëm në këtë takim dhe pjesë e përshëndetjeve të studentëve, ishin Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, dekani i fakultetit të Shkencave Humane Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, përgjegjësi i departamentit të Shkencave të Komunikimit Dr. Erlis Çela, pedagogë dhe stafi administrativ nga Departamenti i Drejtësisë dhe Komunikimit.
Takimi vazhdoi më tej me një koktej të organizuar në ambjentin e biblitekës, nën një atmosferë miqësore mes studentëve dhe pedagogëve.
Studentët e vitit të parë të shkencave të komunikimit vizituan ambientet e Radio Spektrum.
Të shoqëruar nga zv.Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Dr.Ramadan Çipuri studentët në takimin me Drejtorin e Radios dhe zyrës së Marrëdhënieve me Publikun z.Agron Hoxha si dhe me gazetarët e radios u njohën më nga afër rreth procesit të punës dhe funksionimit të një radio, redaksisë, punës që duhet të realizojnë gazetarët, sfidat që ata hasin etj.
Kjo vizitë është sipari i vizitave të tjera të ngjashme në televizione e media të ndryshme në vend, përgjatë javëve në vazhdim, me qëllim që studentët të njohin më mirë, të aftësohen dhe të kuptojnë funksionimin e atyre çfarë ata mësojnë nga auditoret e universitetit në realizimin real të tyre.
Rikthehet cikli i seminareve "Studenti dhe karriera", organizuar nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit pranë K.U. Bedër.
E ftuar në këtë seminar të parë të zhvilluar në ambjentet e muzeut të medias në institucionin tonë, ishte gazetarja e njohur e radios DW Deutsche Welle znj. Mimoza Çika Kelmendi, e shoqëruar nga z.Aleksandër Çipa kryetar i Unionit të Gazetarëve shqiptarë si dhe nga përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Edukimit z.Erlis Çela.
Përballë studentëve të këtij departamenti znj. Mimoza referoi rreth temës: "Media publike, modelet europiane dhe kriza shqiptare" duke sjellë përvojën e saj disa vjeçare në tregun mediatik ndërkombëtar e duke e kthyer këtë seminar në një bashkëbisedim interaktiv me pyetjet e shumta nga studentët.
Seminaret "Studenti dhe karriera" janë një traditë e Departamentit të Shkencave të Komunikimit, të cilat shtrihen përgjatë gjithë vitit, duke i bërë më të prekshme ato që studentët mësojnë në auditoret e universitetit, përmes përvojave nga profesionistë të fushës së medias dhe komunikimit.
Tradita e ciklit të seminareve MarCom organizuar nga Departameti i Shkencave të Komunikimit pranë Kolegjit Universitar Bedër këtë vit akademik hapi siparin e tij duke mirëpritur blogerin e mirënjohur z.Olti Curri.
Tema që Olti reforoi në këtë seminar ishte: "Angazhimi i Audiencave në Marketingun Dixhital". Biseda me studentët u përqendrua në metodat e përdorura në marketingun dixhital për tërheqjen dhe mbajtjen e audiencave nga mediat sociale, portalet, bloggeret, personazhet e ndryshëm.
Temat që u prekën gjatë bashkëbisedimit, pyetjeve të shumta nga studentët përfshinë ndryshimet e vazhdueshme në rrjetet sociale, trendet e fundit, mënyrën e menaxhimit të profileve dhe faqeve në rrjetet sociale për të siguruar sa më shumë klikime dhe ndjekës, influencën që ka bota virtuale tek brezi i ri sot si në mënyrën sjelljes, tek pasojat në përdorimin e gjuhës shqipe, rrezikun e mesazheve keqinformuese në facebook dhe nevojën për të qenë të rinjtë ata që drejtojnë jetën e tyre dhe jo shembujt në rrjete sociale apo në botën virtuale, deri tek tema sociale shumë të rëndësishme për zhvillimin e të rinjve të sotëm dhe influencën që ata mund të kenë në strukturimin e të ardhmes së vendit.
Departamenti i shkencave të komunikimit ka shpallur listën e studentëve që studiojnë në këtë departament dhe që do të vazhdojnë praktikat profesionale në institucione të ndryshme mediatike. Praktikat janë planifikuar të zhvillohen gjatë muajve të verës duke nisur nga 27 qershori e deri në fund të muajit shtator. Lista e institucioneve që kanë mirëpritur studentët është si më poshtë:
Lista e institucioneve mediatike dhe numri i studentëve praktikantë
Channel One TV
2 praktikantë
ABC News TV
3 praktikantë
Arbëria News
1 praktikantë
CİTY News
3 praktikantë
CLUB TV
4 praktikantë
Digit ALb
2 praktikantë
IN TV
3 praktikantë
Klan Plus TV
2 praktikantë
News 24 TV
3 praktikantë
Ora News TV
4 praktikantë
Radio Spektrum
2 praktikantë
Report TV
2 praktikantë
RTSH
5 praktikantë
TV Klan
4 praktikantë
Lista e detajuar e studentëve të sistemuar në praktika profesionale
Nr.
Emër Mbiemër
Viti i studimit
Institucioni mikpritës
1
Afina Mani
I
Channel One TV
2
Dorina Duraku
I
ABC News TV
3
Greta Asllani
I
ABC News TV
4
Neilda Shkullaku
I
ABC News TV
5
Juljan Hasa
I
Arneria News
6
Tesi Mazreku
I
Channel One TV
7
Nevreze Dragoti
I
CLUB TV
8
Sara Xhurxhi
I
CLUB TV
9
Shkëlqim Çota
I
CLUB TV
10
Jona Lime
I
IN TV
11
Ervin Sefa
I
Klan Plus TV
12
Joana Spaho
I
News 24 TV
13
Arjana Miha
I
News 24 TV
14
Delona Shqefni
I
News 24 TV
15
Françeska Kordalli
I
Ora News TV
16
Hygerta Basha
I
Ora News TV
17
Riza Tufa
I
Ora News TV
18
Lediona Trupja
I
Report TV
19
Romina Bakalli
I
Report TV
20
Kristi Mukollari
I
Klan TV
21
Aurora Matraxhiu
I
Klan TV
22
Kleo Polovina
I
Klan TV
23
Erjon Omeri
I
DigitAlb
24
Armando Çela
II
City News FM
25
Enida Çili
II
City News FM
26
Eriselda Kaja
II
City News FM
27
Irsa Qosja
II
CLUB TV
28
Ismail Spahiu
II
Digit ALb
29
Elton Cara
II
IN TV
30
Salvador Pëllumbi
II
IN TV
31
Ornela Feruku
II
Klan Plus TV
32
Gentian Duka
II
Ora News TV
33
Lorena Shkurti
II
Radio Spektrum
34
Sara Mustafa
II
Radio Spektrum
35
Alban Tufa
II
RTSH
36
Artjola Cani
II
RTSH
37
Enkeleda Bodini
II
RTSH
38
Ervin Leka
II
RTSH
39
Mukades Selmani
II
RTSH
40
Franko Hoxha
II
Klan TV
Zyra e Planifikimit të Karrierës në Kolegjin Universitar “Bedër” zhvilloi një session informues me studentët e vitit të parë të Departamentit të Shkencave të Komunikimit, në kuadër të zhvillimit të praktikave profesionale. Gjatë muajve të verës mbi 40 studentë të këtij departamenti do të jenë pjesë e praktikave në 15 media dhe institucione të ndryshme të vendit.
Zhvillimi i praktikave profesionale çdo verë është kthyer në një traditë për Departamentin e Shkencave të Komunikimit, ku në koordinim me Zyrën e Planifikimit të Karrierës angazhohen më shumë se gjysma e studentëve. Eksperienca e viteve të kaluara tregon se studentët e angazhuar në këto praktika e kanë më të lehtë të integrohen në tregun e punës.
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në kuadër të zbatimit të një prej sfidave të saj “Aftësimit në Informacion”, zhvilloi të premten një cikël leksionesh të hapura me studentë të vitit të II-të në degën Shkenca të Komunikimit në Universitetin “Bedër”, Tiranë. Studentët u prezantuan me mënyrën e funksionimit të Bibliotekës, procesit të regjistrimit, shfrytëzimit të materialeve me vlerë të fondit të saj, shërbimet online që ofron BKSH përmes faqes së saj zyrtare, të cilat lehtësojnë dhe ndihmojnë qasjen në informacion, si Katalogët online, Katalogët e digjituar, Biblioteka digjitale, e-Bibliografi, etj. “Aftësimi në Informacion”, si një formë e re komunikimi me publikun e gjerë, po shfrytëzon teknologjitë e reja si burime referuese, duke nxitur bashkëveprimin e publikut me Bibliotekën. Njohja e mjeteve dhe mënyrave të kërkimit është një nga proceset më të rëndësishme për të arritur te informacioni