Trajnim mbi mediat online

Studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit zhvilluan një trajnim mbi mediat online. Trajnimi i zhvilluar nga pedagogu Emirjon Senja konsistoi në burimet e informaiconit të mediave online, raporti që duhet pasur me lajmin, si edhe domosdoshmërinë e shkrirjes së informacionit mes fotos, videos dhe infografisë.

Gjithashtu studentët u njohën me metodat më të reja të monetizimit të përmbajtjes online nga platforma të ndryshme. Përgjatë vazhdimit të vitit akademik, studentët do të kenë mundësinë që këto t’i praktikojnë në partalin e departamentit, “Objektiv.al”

Në këtë portal studentët kanë mundësi të kontribuojnë me materiale të ndryshme sipas rubrikave; aktualitet, sociale, reportazh, dossier, teknologji, rajon, portret, intervistë, sport, media, kulturë, letërsi,Life style etj.