

Zyra e Planifikimit të Karrierës në Kolegjin Universitar “Bedër” zhvilloi një session informues me studentët e vitit të parë të Departamentit të Shkencave të Komunikimit, në kuadër të zhvillimit të praktikave profesionale. Gjatë muajve të verës mbi 40 studentë të këtij departamenti do të jenë pjesë e praktikave në 15 media dhe institucione të ndryshme të vendit.
Zhvillimi i praktikave profesionale çdo verë është kthyer në një traditë për Departamentin e Shkencave të Komunikimit, ku në koordinim me Zyrën e Planifikimit të Karrierës angazhohen më shumë se gjysma e studentëve. Eksperienca e viteve të kaluara tregon se studentët e angazhuar në këto praktika e kanë më të lehtë të integrohen në tregun e punës.