DEPARTAMENTI I SHKENCAVE TË KOMUNIKIMIT

  • ENGLISH
  • RRETH DEPARTAMENTIT
    • Rreth Departamentit
    • Përgjegjësi i Departamentit
  • PROGRAMET
    • Bachelor në Gazetari dhe Komunikim Multimedial
    • Bachelor në Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu
    • Programi 2-Vjeçar në Multimedia dhe Dizajn Grafik
    • Master i shkencave në shkenca komunikimi: Profili “Marrëdhënie publike”
    • Master i shkencave në shkenca komunikimi: Profili “Gazetari”
    • Master Profesional në Komunikim Marketingu
  • STAFI AKADEMIK
  • ORARI
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Botime
    • Konferenca dhe Workshop-e
    • Publikime nga Stafi
  • AKTIVITETE

TË REJA

  • Organizohet konferenca studentore " Impakti i Inteligjencës Artificiale në Media dhe Komunikim”
  • Prezantimi i Projekteve Semestrale
  • Albana Muçaj ndan eksperiencën e saj në biznes me studentët e PR-it
  • Vizitë studimore rreth edukimit për median dhe informacionin në Slloveni
  • Shefi i Zyrës së PR në Ambasadën Amerikane diskuton me studentët mbi lirinë e shtypit
  • Zhvillohet trajnimi i parë i projektit “Edukimi mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm”
  • Instituti Shqiptar i Medias zhvillon trajnimin për Edukimin mbi Median dhe Informacionin

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • 19
    QER
    Takimi i projektit INDCOR (Interactive Narrative Design for Complexity Representations)
  • 01
    QER
    Trajnim nga Faktoje.al
  • 17
    MAJ
    Seminaret MarCom: “Fuqia që studentët kanë sot”
  • 10
    MAJ
    Studentet e Departamentit të Shkencave të Komunikimit pjesë e "European Academy 2023" Joint Center for Albania- Serbia relations
  • 05
    MAJ
    Leksion i hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe Industriale”
  • 04
    MAJ
    Konferenca e VIII-të Studentore në Shkenca Komunikimi me temë “Mundësitë dhe sfidat e komunikimit në epokën e digjitalizimit”.
  • 13
    PRI
    Seminaret MarCom: “Zhvillimi i Brandit Personal”

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Thirrje për konferencën e Gjashtë studentore në Shkenca Komunikimi, 15 Qershor 2021
  • Departamenti i Shkencave të Komunikimit fton studentët e të bëhen pjesë e “MULTIMEDIA LAB 2021”
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Klubi i Debatit fton studentët në nivelin Bachelor të bëhen pjesë
  • Thirrje për konferencën e pestë studentore në Shkenca Humane
  • Leksion i hapur mbi gazetarinë invsetigative. I ftuar Gjergj Erebara
Home / Lajme / Activities

KALENDARI I AKTIVITETEVE

06
SHK

Jacues Derrida nën recensën e studentëve

Studentët e departamentit të Shkencave të Komunikimit në vit të tretë, organizuan aktivitetin "Jackques Derrida nën recensën tonë", në kuadër të lëndës “Analizë Ligjërimi” me lektor Aleksandër Çipën. Paneli i studentëve i përbërë nga Alban Tufa, Ornela Klosi, Fatbardha Bushi, Genti Duka dhe Ervin Leka sollën tek studentët e tjerë të Shkencave të Komunikimt njohuri të përgjithshme mbi filozofin Jackques Derrida si dhe mbi vepërn e tij “Çaste filozofike”. Studentët referues paraqitën çështje të cilat filozofi i njohur i kishte studiuar gjatë gjithë jetës së tij si: dekonstruksioni, fenomenologjia, struktualizmi dhe poststrukturalizmi.  
31
JAN

Debati me temë: "A duhet të ketë administrata publike zyrë shtypi?”

Klubi i Debatit në Kolegjin Universitar "Bedër" zhvilloi debatin e rradhës mes studentëve të Shkencave të Komunikimit me temë: "A duhet të ketë administrata publike zyrë shtypi?” Protagonistë në këtë përballje ishin studentë të vitit të parë dhe vitit të tretë, të cilët sollën argumente për të mbrojtur qëndrimet përkatëse në lidhje me temën. Debatit midis dy grupeve iu bashkangjitën edhe studentë nga publiku të cilët shtruan pyetje dhe paraqitën argumenta në mbështetje të grupeve që mbështesnin. Debati i rradhës që do të zhvillohet, do të jetë një përballje midis studentëve të vitit të dytë dhe vitit të tretë.  
31
JAN

"Studenti dhe profesioni"- E ftuar Desada Metaj

Në kuadër të seminareve “Studenti dhe profesioni”, Departamenti i Shkencave të Komunikimit kishte të ftuar kryeredaktoren e emisionit “Opinion” në Tv-Klan, Desada Metaj. Gjatë bashkëbisedimit me studentët znj. Metaj ndau eksperiencat e saj të raportimit në terren si dhe sfidat e profesionit të gazetarit. Duke u nisur edhe nga kurioziteti i studentëve, kryeredaktorja e “Opinion” u tregoi një ditë të zakonshme të organizimit të emisionit politik shumë të ndjekur nga shqiptarët. Duke u ndalur të pasioni që ka një gazetar për profesionin e tij dhe momentet e vështira gjatë punës në terren, drejtuesja e redaksisë së emisionit “Opinion”, ndau me studentët momentet e përjetuara gjatë raportimit nga Beogradi në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Studentët u interesuan për tema që kanë të bëjnë me marrëdhënien e gazetarëve me politikën si dhe sfidat që ka gazetaria e ditëve të sotme në raport me zhvillimet teknologjike.  
24
JAN

Prezantimi i fushatës:‘’Një libër më shumë për Preshevën’’

Studentët e vitit të dytë në programin master shkencor në Shkenca Komunikimi, Kolegji Universitar “Bedër”, prezantuan fushatën sensibilizueze: “Një libër më shumë për Preshevën”. Nisma bëri bashkë personalitete të fushave të ndryshme, përfaqësues të botës akademike, të politikës, gazetarisë dhe shoqërisë civile. I ftuari i nderit në këtë aktivitet, kryetari i Komunës së Preshevës, z.Shqiprim Arifi, ndau me të pranishmit lajmin e mirë se, më në fund po shkon drejt zgjidhjes problematika shumëvjeçare e mungesës së teksteve shqip për nxënësit në shkollat e Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit. Drejtuesi më i rëndësishëm vendor në Luginën e Preshevës kërkoi më shumë vëmendje dhe angazhim nga Shqipëria për këtë rajon, duke e konsideruar nismën studentore për mbledhjen e librave dhe mjeteve mësimore si një simbol të veçantë.  
24
JAN

Studentët e Shkencave të Komunikimit, vizitë në ambjentet e News 24

Studentët e komunikimit, viti i dytë Bachelor, vizituan ambjentet e Tv News 24. Ku ishin të shoqëruar nga pedagogu Aleksandër Çipa, studentët u mirëpritën nga drejtoresha e programacionit në News 24 znj. Anduena Manushi, e cila i njohu ata me ambjentet e televizionit, redaksive të Balkanweb, gazetës Shqiptare, radio RASh dhe zyrat e tjera administrative.   Këto vizita janë pjesë e vazhdueshme e planit në kalendarin akademik të Departamenit të Shkencave të Komunikmit, si një mundësi e mirë për studentët, për të vëzhguar më nga afër atë çfarë mësojnë në teori, por edhe për t’u njohur me profesionin që do të kenë në të ardhme.  
20
JAN

Studentët e komunikimit, vizitë në ATSH

Studentët e vitit të parë, të komunikimit vizituan, ambjentet e Agjensisë Telegrafike Shqiptare (ATSH). Studentët u mirëpritën nga drejtoresha e ATSH-së znj. Armela Krasniqi, e cila i njohu studentët rreth funksionit të saj dhe shprehu dëshirën dhe mundësinë e intership-eve pranë kësaj agjensie me studentët tanë të komunikimit. Më pas studentët u shoqëruan nga kryeredaktorja znj. Almarina Gegvataj në ambjentet e agjensisë.  Këto vizita do të vazhdojnë përgjatë gjithë vitit akademik, në media të ndryshem të vendit, duke u dhënë studentëve mundësinë të shohin më nga afër ato që mësojnë dhe të njihen më shumë me profesionin e tyre.  
17
JAN

Bedër Communication Sciences Reunion

Departamenti i Shkencave të Komunikimit në bashkëpunim me Zyrën e të Diplomuarve organizuan, "Bedër Communication Sciences Reunion", një takim i cili mblodhi së bashku të gjithë brezat e diplomuar të këtij departamenti që prej viti 2014. Ky takim shërbeu për të ribashkuar të diplomuarit në Shkenca Komunikimi me qëllim që të shkëmbejnë eksperiencat e tyre duke ndikuar në zgjerimin e network-ut dhe krijimin e lehtësirave në tregun e punës. Të pranishëm në këtë takim ishin dhe rektori i Kolegjit Universitar “Bedër” Prof. Dr. Ferdinand Gjana, dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, dhe Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit Dr. Erlis Cela, të cilët përshëndetën dhe falenderuan ish-studentët për praninë e tyre në këtë takim. Aktiviteti vazhdoi me bisedat dhe takimet mes studentëve, të cilët rikujtuan me njëri-tjetrin eksperiencën e tyre gjatë studimeve universitare në Bedër, si dhe jetën pasuniversitare duke folur rreth karrierës profesionale që ata kanë nisur.  
23
DHJ

Studentët e komunikimit në Vizion +

Studentët e vitit të parë në shkenca komunikimi, vizituan, ambjentet e televizionit Vizion +, ku u pritën nga Kryeredaktori i lajmeve në këtë telvizion, z. Roland Zili. Gjatë vizitës, studentët u njohën nga afër me televizionin, strukturën dhe mënyrën e funksionimit të tij, si dhe me praktikat e punës së gazetarëve. Z. Rolanda Zili i njohu studentët me mënyrën e organizimit të redaksisë së informacionit në Vizion+, si dhe sfidat me të cilat përballen çdo ditë gazetarët e terrenit. Me qëllim gërshetimin e njohurive teorike me realitetin praktik të fushës së medias dhe komunikimit. Vizitat në mediat shqiptare do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.  
  • <
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • >
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.