

Studentët e vitit të parë, të komunikimit vizituan, ambjentet e Agjensisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).
Studentët u mirëpritën nga drejtoresha e ATSH-së znj. Armela Krasniqi, e cila i njohu studentët rreth funksionit të saj dhe shprehu dëshirën dhe mundësinë e intership-eve pranë kësaj agjensie me studentët tanë të komunikimit.
Më pas studentët u shoqëruan nga kryeredaktorja znj. Almarina Gegvataj në ambjentet e agjensisë.
Këto vizita do të vazhdojnë përgjatë gjithë vitit akademik, në media të ndryshem të vendit, duke u dhënë studentëve mundësinë të shohin më nga afër ato që mësojnë dhe të njihen më shumë me profesionin e tyre.