

Studentët e vitit të parë në shkenca komunikimi, vizituan, ambjentet e televizionit Vizion +, ku u pritën nga Kryeredaktori i lajmeve në këtë telvizion, z. Roland Zili.
Gjatë vizitës, studentët u njohën nga afër me televizionin, strukturën dhe mënyrën e funksionimit të tij, si dhe me praktikat e punës së gazetarëve. Z. Rolanda Zili i njohu studentët me mënyrën e organizimit të redaksisë së informacionit në Vizion+, si dhe sfidat me të cilat përballen çdo ditë gazetarët e terrenit.
Me qëllim gërshetimin e njohurive teorike me realitetin praktik të fushës së medias dhe komunikimit. Vizitat në mediat shqiptare do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.