

Studentët e komunikimit, viti i dytë Bachelor, vizituan ambjentet e Tv News 24. Ku ishin të shoqëruar nga pedagogu Aleksandër Çipa, studentët u mirëpritën nga drejtoresha e programacionit në News 24 znj. Anduena Manushi, e cila i njohu ata me ambjentet e televizionit, redaksive të Balkanweb, gazetës Shqiptare, radio RASh dhe zyrat e tjera administrative.
Këto vizita janë pjesë e vazhdueshme e planit në kalendarin akademik të Departamenit të Shkencave të Komunikmit, si një mundësi e mirë për studentët, për të vëzhguar më nga afër atë çfarë mësojnë në teori, por edhe për t’u njohur me profesionin që do të kenë në të ardhme.