Klubi i Debatit në Kolegjin Universitar "Bedër" zhvilloi debatin e rradhës mes studentëve të Shkencave të Komunikimit me temë: "A duhet të ketë administrata publike zyrë shtypi?”
Protagonistë në këtë përballje ishin studentë të vitit të parë dhe vitit të tretë, të cilët sollën argumente për të mbrojtur qëndrimet përkatëse në lidhje me temën.
Debatit midis dy grupeve iu bashkangjitën edhe studentë nga publiku të cilët shtruan pyetje dhe paraqitën argumenta në mbështetje të grupeve që mbështesnin.
Debati i rradhës që do të zhvillohet, do të jetë një përballje midis studentëve të vitit të dytë dhe vitit të tretë.