Antarët e Klubit të Librit në Kolegjin Universitar "Bedër", vunë në skenë ditën e sotme dramën me titull "Ti mundesh".
Me skenar dhe regji të presidentes së klubit Jona Kaso, studentët e viteve të para, përcollën emocione te publiku.
Në qendër të subjektit të dramës ishte libri dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në jetën e një të riu i gjendur i vetëm në një botë plot përbuzje. Mesazhi i përcjellë ishte që t'ia dalësh është vërtet e vështirë, por jo e pamundur.
Kjo shfaqje teatrale u zhvillua në kuadër të fushatës për mbledhjen e librave dhe dhurimin e tyre për të rinjë në nevojë.
Eksperti i komunikimit dhe gazetari Edi Oga ishte i ftuar në Kolegjin Universitar Bedër, në kuadër të ciklit të seminareve "MarCom". Në takimin me studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit, ai foli në lidhje me eksperiencën e tij, ku vuri theksin mbi mënyrat e komunikimit në ambientet e televizionit.
Ai theksoi se televizioni është mjeti më i mirë për të arritur disa qëllime që do t’i vlenin kombit, duke marrë shembull televizionin italian, i cili kultivoi shijet e teleshikuesve dhe u bë një model edhe për televizionin shqiptar.
“Televizioni është diçka e bukur, spektakolare dhe aftësia kryesore që vlen për t’u bërë pjesë e një televizioni është të qenit entuziast”, shtoi ndër të tjera z. Oga.
Në fund të takimit u shpreh rëndësia që kanë lajmet e mira për edukimin dhe kultivimin e shijeve të audiencës, ndërkohë që z. Oga, inkurajoi studentët që të vazhdojnë në rrugën e televizionit, duke përcjellë mesazhe pozitive dhe me vlerë për shoqërinë.
Ditën e sotme, studentët e Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar “Bedër” zhvilluan trajnimin e mbi Kronikën e Zezë, nën drejtimi e Dr. Ardita Reçit. Gjatë trajnimit u diskutuan historiku i Kronikës së Zezë, mënyrat se si zhvillohet sot dhe hapsira që zë në diskursin publik.
Interesat e studentëve ishin kryesisht nw lidhje me marrëdhënien me burimin: si gjenden, si ndërtohen marrëdhëniet, dhe ruajtja e kofidenicalitetit.
Fokusi kryesor i këtij trajnimi ishte mënyra se si shkruhet kronika, pa ia atribuar asnjë lloji formule fikse. Më tej diskutimi vazhdoi në marrëdhëniet mes pushteteve dhe efektet që ka Kronika e Zezë mbi to.
Ky ishte trajnimi i rradhës në kuadër punës për atelienë e shkrimit të lajmeve në Kolegjin Universitar “Bedër”, portalin objektiv.al
Studentët e vitit të dytë të programit Master i Shkencave, dega Marrëdhënie me Publikun dhe Gazetari organizuan mbrëmjen folklorike në ambientet e biblotekës së Kolegjit Universitar Bedër. Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese "Ruaj traditën, festo shqip”, aktiviteti konsistoi në një mbrëmje kushtuar këngëve dhe valleve popullore shqiptare.
Të ftuar në takim ishin Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Dr. Rahim Ombashi si dhe shkrimtari i mirënjohur dhe pedagogu Prof. Dr. Agron Tufa, të cilët referuan për të pranishmit një sërë informacionesh dhe kuriozitetesh në lidhje me rrënjët e folklorit shqiptar.
"Folklori është një e shkuar shpirtërore që nuk e blejmë dhe nuk e kthejmë dot, por e marrim me vete dhe e përkthejmë në vlera që na karakterizojnë dhe na dallojne nga të tjerët. Arti ka vetëm një çmim - vlerat shpirtërore, për të cilat kemi shumë nevojë", tha Prof. Dr. Ombashi.
Ndërsa Prof. Dr. Tufa u shpreh se: “Rëndësia këngës popullore e folklorit dhe të formave të krijimtarisë popullore padyshim që përbjnë një vulë të identitetit për çdokënd.”
Në fund të takimit studentët kishin mundësinë që të risillnin në kujtesë disa nga këngët e vjetra shqipe nëpërmjet leximit dhe këngës.
Klubi i Debatit hodhi ditën e sotme shortin e fazës së parë të përballjeve të debateve për këtë vit akademik. Studentët u njohën me ekipet që do të përballen, temat dhe me qasjet pro apo kundër kundrejt temave.
Përballja e parë me temë: Arsimi shtetëror vs arsimi privat, është mes Ermal Goroveci, Erald Kaso dhe Shkëlqim Çota të cilët do të mbrojnë arsimin shtetëror dhe studentëve të vitit të parë Andi Cara, Afrim Pisha, Eldo Nexho të cilët do të mbrojnë arsimin privat.
Gjithësej në fazën e parë jane 17 grupe me nga tre anëtarë secili, duke na sjellë 8 përballje dhe një ekip që kalon direkt në fazën tjëtër, duke qënë se mbetet pa kundërshtar.
Faza e parë e debateve do të fillojë javën që vjen, duke i’u lënë kohë studentëve për përgatitje
Zhvillohet mbledhja e parë e Klubit të Debatit- 26 tetor 2018
Klubi i Debatit zhvilloi ditën e sotme mbledhjen e parë të këtij viti akademik. Gjatë mbledhjes u zhvilluan zgjedhjet me votë të fshehtë, për Bordin Drejtues ku u zgjodhën: president, Grisel Alla; zv.president, Xhesjon Zogu; sekretare, Anisa Tufa dhe antare bordi, Lirije Myftarago.
Gjithashtu antarët e klubit diskutuan mbi vazhdimsinë e Klubi si edhe tematikat e debateve, duke propozuar secili nga një temë të cilat u diskutuan mbi rëndësinë aktuale që kanë.
Lektore, Jola Marku dhe këshilltari Alban Tufa, shpjeguan rëndësinë e klubit dhe iu parashtruan anëtarëve mundësi dhe ekseprienca që mund të ndiqen në të ardhmen.
Antarët u njohën më shumë me njëri-tjetrin duke çuar kështu drejt konsolidimi të klubit
Themeluesi dhe Drejtori editorial i RevistaWho.com Z. Eraldo Rexho, ishte i ftuari i parë për këtë vit akademik në ciklet e seminareve “MarCom”.
Seminari me temë "Gazetaria Rozë në Kohën e Internetit", u zhvillua në ambjentet e Muzeut të Medias me studentët e departamentit të komunikimit.
Gjatë seminarit u diskutua mbi gazetarinë rozë, sfidat dhe përparësitë që kjo lloj gazetarie paraqet në ditët e sotme. Studentët shfaqën interes për raportet e të ftuarit me vipat, si dhe me balancat që duhen vendosur mes etikës dhe lajmeve rozë.
Z. Eraldo Rexho, ndau me studentët e komunikimit eksperiencat dhe vështirësitë e para të rrugëtimit profesional. Ndërsa bashkëbisedimi me studentët vazhdoi edhe mbi trendet dhe ndikimin e mediave të reja në raport me raportimet rozë.
Në përfundim të seminarit Z. Rexho iu përgjigj pyetjeve të studentëve lidhur me tematikat më të trajtuara nga RevistaWho.com, si dhe përvojat e tij si gazetar.
Departamenti i Shkencave të Komunikimit në kuadër të Ditëve të Orientimit prezantioi studentët e viteve të para me stafin akdemik. Takimi konstistoi në njohjen e studentëtve me lëndët dhe lektorët e tyrë përkatëse, dhe me Këshilltarin Akademik . Drejtuesi i Deparatamentit Dr Erlis Çela, pasi iu uroi mirëseardhjen, vuri theksin në nevojën e marrëdhënies interaktive mes lektorëve dhe studentëve. Si edhe rëndësinë që ka prezenca aktive e studentëve në auditore. Ndërsa Doc. Dr Agron Tufa, ngulmoi që premisa e parë dhe e vetme për mbarëvajtje të studimit është trajtimi i dijes me dashuri dhe respekt.
Gjatë ditëve të Orientimit, studentët u njohën edhe me njësitë e tjera si: Biblioteka, Zyra e Karrierës, Sekretaria Mësimore, Muzeu i Medias etj.
Studentët gjithashtu u njohën edhe me Klubet Studentore, si një vlerë e shtuar për ta në K.U “Bedër” duke i parë si nevojë për jetën aktive studentore.