Hidhet shorti i përballjeve në Klubin e Debatit për fazën e parë

Klubi i Debatit hodhi ditën e sotme shortin e fazës së parë të përballjeve të debateve për këtë vit akademik.  Studentët u njohën me ekipet që do të përballen, temat dhe me qasjet pro apo kundër kundrejt temave.

Përballja e parë me temë: Arsimi shtetëror vs arsimi privat, është mes Ermal Goroveci, Erald Kaso dhe Shkëlqim Çota të cilët do të mbrojnë arsimin shtetëror dhe  studentëve të vitit të parë Andi Cara, Afrim Pisha, Eldo Nexho të cilët do të mbrojnë arsimin privat.

Gjithësej në fazën e parë jane 17 grupe me nga tre anëtarë secili, duke na sjellë 8 përballje dhe një ekip që kalon direkt në fazën tjëtër, duke qënë se mbetet pa kundërshtar.

Faza e parë e debateve do të fillojë javën që vjen, duke i’u lënë kohë studentëve për përgatitje