Departamenti i Shkencave të Komunikimit organizoi seminarin me temë “E ardhmja e organizimit të eventeve në realitetin e ri”. E ftuar e këtij eventi ishte Suela Tuci, drejtuese operative në agjencinë “Iceberg Communication”.
Suela ndau me studentët eksperiencën e saj të larmishme 15 vjeçare në sektorin e organizimit dhe menaxhimit të eventeve
Gjatë diskutimit, Suela bëri një krahasim të eventeve në periudhën para dhe gjatë pandemisë. Ajo tha se eventet janë emocionuese, kanë fuqi komunikimi dhe janë katalizator për bizneset. Megjithatë situata e shkaktuar prej Covid-19 bëri që të largoheshim nga sallat dhe vendet fizike, duke u zhvendosur në platformat online si Zoom, Google Meeting, etj. Elementet kreative ndryshuan, por sollën një qasje të re ndaj organizimit të eventeve.
Falë teknologjisë, të ftuarit nuk kanë kufizime gjeografike apo kohore, por mund të jenë të pranishëm në çdo organizim nga shtëpia e tyre. Nga ana tjetër, vështirësitë teknike dhe siguria kibernetike përbëjnë sfidë për organizimin e eventeve online.
Para periudhës së pandemisë, ngjarjet online ishin të rralla dhe të jashtëzakonshme, sidomos për tregun shqiptar. Tashmë organizimet online po kthehen në trend, pasi Covid-19 e ndryshoi përgjithmonë industrinë e eventeve.
“Eventet do të jenë hibride, po ecim me ritme të shpejta drejt digjitalizimit të tyre”, tha Suela.
Në takim ishin të ftuar studentë dhe lektorë të departamentit të komunikimit. Diskutimi rreth të ardhmes së eventeve ishte dinamik, studentët drejtuan pyetje lidhur me organizimin e eventeve dhe sfidave, që hasin të punësuarit në këtë sektor.
Në fund, të gjithë ranë dakord se në kohë krizash lindin mundësi të reja për të sjellë qasje inovative dhe për të zhvilluar industrinë e eventeve, e cila nuk është konsoliduar ende në Shqipëri.
Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar Bedër, më datë 29 janar 2021, ora 15.00, organizon leksionin online me temë: A duhet të mësohet patriotizmi në shkollë?
I ftuar është As. Prof. Dr. Ksenafo Akulli, Profesor në fushën e edukimit në Universitetin Franklin në Ohio, USA
Ky aktivitet organizohet nga përgjegjësja e departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Angleze, Dr. Ana Uka, ku do të marrin pjesë studentë të këtij departamenti.
Aktiviteti organizohet nëpërmjet aplikacionit ZOOM.
Link: https://zoom.us/j/96549897690?pwd=SUNpakdySUxIcHR1SXlGcXI1cG9YQT09
Departamenti i Shkencave të Komunikimit në bashkëpunim me Zyrën e të Diplomuarve në Kolegjin Universitar “Bedër”, zhvilloi nëpërmjet platformës Google Meet, aktivitetin “Takim mes Brezash- Ata që dinë të bëjnë fushata”.
Në këtë takim ishin të ftuar studentë e diplomuar në programet master, profilet: Gazetari dhe Marrëdhënie Publike në Departamentin e Shkencave të Komunikimit, të cilët janë integruar shumë mirë në tregun e punës, në mediat dhe agjencitë e marketingut më të mëdhatë në vend, si dhe jashtë vendit tonë, si SHBA, Zvicër, etj.
Takimi u zhvillua në kuadër të lëndës “Konceptim dhe menaxhim fushatash”, e cila zhvillohet në studimet e nivelit master nga lektorja Dr. Edlira Mali. Gjatë këtij takimi, të diplomuarit treguan eksperiencat e tyre në këtë lëndë kur ishin studentë. Ata ndanë me njëri- emocionet e përjetuara në secilën fushatë të ndërmarrë në kuadër të kësaj lënde, si dhe folën për rëndësinë dhe vlerën e saj kur përballesh me tregun.
Gjatë bisedave ndërmjet tyre, studentët ranë dakord që secila fushatë fillon në kuadër të një lënde dhe më tej shndërrohet në një sfidë e emocion dhe merr përmasa kombëtare.
Përgjatë takimit u diskutuan fushatat: "Libri është i vetmi Kopsht që Mbillet për të Tjerët"; “Një fije floku për më shumë buzëqeshje”; “Unë refuzoj të hesht. Bëje dhe ti, voto!”; “Një shtëpi, një mburojë për trashëgiminë kulturore”; “Një libër më shumë për Preshevën”; “Ruaj Traditën, Festo Shqip!”; “Njih tokën tënde, vizito Shqipërinë!” si dhe për fushatën e këtij viti e cila po fillon.
Kujtojmë që këto fushata të zhvilluara kanë marrë përmasa kombëtare dhe kanë bërë bashkë personalitetet më të mëdha të kulturës, artit, muzikës, politikës, për të arritur qëllimet e fushatave për evidentimin dhe ruajtjen e vlerave morale dhe kombëtare.
Në kuadër të lëndës “Marketing Strategjik”, e cila jepet në vitin e tretë “Bachelor” në “Marrëdhënie Publike dhe Komunikimi Marketingu”, në Kolegjin Universitar “Bedër”, nëpërmjet platformë Google Meet, u zhvillua një leksion i hapur, ku ishte e ftuar gazetarja e kulturës dhe drejtuesja e Qendrës së Librit për fëmijë, Anisa Ymeri.
Ajo iu prezantoi studentëve Qendrën e Librit për Fëmijë, që nga ideja për krijimin e kësaj qendre, dhe deri te zbatimi i saj, duke përshkruar të gjithë aspektin kreativ, si dhe dimensione të tjera të punës në këtë qendër.
Përgjatë leksionit, studentët u njohën me punën e kësaj qendre, rolin dhe rëndësinë që ka sot për hapësirat e kushtuara leximit dhe në mënyrë të veçantë fëmijëve.
Studentët patën mundësinë të bëni pyetje dhe të diskutuan rreth rëndësisë që ka leximi për të rritur kreativitetin.
Qendra e Librit për Fëmijë është n jë librari e specializuar për fëmijë, dhe gjendet te Pazari i Ri, TID Tirana. Kjo qendër zhvillon edhe Klasa studimi pas shkolle me atelie: leximi; shkrimi krijues; punëdore/pikturë; teatër; filozofin dhe anglisht.
Kolegji Universitar Bedër organizon webinar-in me temë: “JStor, Çelësi për Kërkimin Akademik”, i cili do të mbahet nga Dr. William K. Martin, zv/Rektor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Webinar-i do të zhvillohet të premten, datë 18 dhjetor, ora:13:30, nëpërmjet platformës Google Meet.
Në këtë organizim janë të ftuar të gjithë studentët e KU Bedër dhe për të marrë pjesë, ju lutem mund të logoheni në platformën “Google Meet” duke klikuar linkun më poshtë.
Linku: meet.google.com/dif-ahaj-biu
Ju mirëpresim!
Zyra e të Diplomuarve në Kolegjin Universitar Bedër organizon për të katërtin vit radhazi “Bedër Alumni Awards”.
E enjte, 17 dhjetor 2020
Ora: 17:00
✅ Për të marrë pjesë online në këtë event mund të përdorni kompjuterin, tabletin ose smartphonin tuaj të lidhur me internet.
✅ Shkarkoni aplikacionin “ZOOM” nëpërmjet Google Play ose App Store dhe në orën e caktuar klikoni tek ky link: https://zoom.us/j/96439264760...
✅ Më pas duhet të fusni këto të dhëna për tu lidhur:
Meeting ID: 964 3926 4760
Passcode: 516739
Ju mirëpresim!
Simpoziumi i X Ndërfetar: “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër, në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos dhe Institutin Katolik të Filozofisë dhe Teologjisë në Seminarin Ndërdioqezian, organizojmë më datë 16 dhjetor 2020, ora 15.00, Simpoziumin e X-të Ndërfetar: “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”.
Të ftuar për të folur rreth kësaj teme janë:
Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, KU Bedër;
Dr. Georgos Gaitanos, Departamenti i Teologjisë dhe Kulturës, KU Logos;
Dr. Lorenzo Rossetti, Institute, Instituti Katolik i Filozofisë dhe Teologjisë në Seminarin Ndërdioqezian.
Meeting ID: 948 9308 1049
Password: 123456