

Në kuadër të lëndës “Marketing Strategjik”, e cila jepet në vitin e tretë “Bachelor” në “Marrëdhënie Publike dhe Komunikimi Marketingu”, në Kolegjin Universitar “Bedër”, nëpërmjet platformë Google Meet, u zhvillua një leksion i hapur, ku ishte e ftuar gazetarja e kulturës dhe drejtuesja e Qendrës së Librit për fëmijë, Anisa Ymeri.
Ajo iu prezantoi studentëve Qendrën e Librit për Fëmijë, që nga ideja për krijimin e kësaj qendre, dhe deri te zbatimi i saj, duke përshkruar të gjithë aspektin kreativ, si dhe dimensione të tjera të punës në këtë qendër.
Përgjatë leksionit, studentët u njohën me punën e kësaj qendre, rolin dhe rëndësinë që ka sot për hapësirat e kushtuara leximit dhe në mënyrë të veçantë fëmijëve.
Studentët patën mundësinë të bëni pyetje dhe të diskutuan rreth rëndësisë që ka leximi për të rritur kreativitetin.
Qendra e Librit për Fëmijë është n jë librari e specializuar për fëmijë, dhe gjendet te Pazari i Ri, TID Tirana. Kjo qendër zhvillon edhe Klasa studimi pas shkolle me atelie: leximi; shkrimi krijues; punëdore/pikturë; teatër; filozofin dhe anglisht.