TË REJA Organizohet konferenca studentore " Impakti i Inteligjencës Artificiale në Media dhe Komunikim” Prezantimi i Projekteve Semestrale Albana Muçaj ndan eksperiencën e saj në biznes me studentët e PR-it Vizitë studimore rreth edukimit për median dhe informacionin në Slloveni Shefi i Zyrës së PR në Ambasadën Amerikane diskuton me studentët mbi lirinë e shtypit Zhvillohet trajnimi i parë i projektit “Edukimi mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” Instituti Shqiptar i Medias zhvillon trajnimin për Edukimin mbi Median dhe Informacionin KALENDARI I AKTIVITETEVE 19QER Takimi i projektit INDCOR (Interactive Narrative Design for Complexity Representations) 01QER Trajnim nga Faktoje.al 17MAJ Seminaret MarCom: “Fuqia që studentët kanë sot” 10MAJ Studentet e Departamentit të Shkencave të Komunikimit pjesë e "European Academy 2023" Joint Center for Albania- Serbia relations 05MAJ Leksion i hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe Industriale” 04MAJ Konferenca e VIII-të Studentore në Shkenca Komunikimi me temë “Mundësitë dhe sfidat e komunikimit në epokën e digjitalizimit”. 13PRI Seminaret MarCom: “Zhvillimi i Brandit Personal” NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Thirrje për konferencën e Gjashtë studentore në Shkenca Komunikimi, 15 Qershor 2021 Departamenti i Shkencave të Komunikimit fton studentët e të bëhen pjesë e “MULTIMEDIA LAB 2021” Rifillimi i Procesit Mësimor Klubi i Debatit fton studentët në nivelin Bachelor të bëhen pjesë Thirrje për konferencën e pestë studentore në Shkenca Humane Leksion i hapur mbi gazetarinë invsetigative. I ftuar Gjergj Erebara Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 30MAR Finalizohet me sukses cikli i trajnimeve "Multimedia Lab 2023" Ditën e djeshme, Departamenti i Shkencave të Komunikimit finalizoi me sukses ciklin e trajnimit "Multimedia Lab 2023", i përbërë nga 8 seanca. Nxënësit pjesëmarrës në modulin përfundimtar realizuan nje video ku përfshinë të gjitha njohuritë e marra përgjatë trajnimit. "Multimedia Lab 2023" një cikël trajnimesh ku studentët e Kolegjit Universitar Bedër dhe nxënës nga gjimnazet e Tiranës, prezantohen me parimet dhe teknologjitë aktuale të sistemeve multimediale të kombinuara, të tekstit, grafikës, tingullit, animacionit dhe videos. Gjithashtu mësojnë sesi të punohet në programe të ndryshme multimediale, të tilla si paketa Adobe dhe aplikacione të tjera multimediale. Nga ana tjetër, ata mësojnë sesi mund të digjitalizohen imazhet, tingujt dhe videot nëpërmjet programeve të ndryshme. Trajnimi finalizohet me prezantimin e videove të realizuara nga nxënësit, të cilat do të përfshijnë çdo element lidhur me audion, videon si dhe elementë të tjerë multimedial, të përvetësuar në trajnim. Trajnimi ka 8 seanca dhe në fund të trajnimit nxënësit pajisen edhe me një certifikatë. 09SHK Leksion i hapur: "Rëndësia e njohjes së audiencës" Pse ka rëndësi që krijuesit e përmbajtjeve mediatike të njohin audiencat e tyre, një leksion nga suksesi i “Barometri”-t në “Euronews Albania” Në një tryezë të hapur komunikimi, sot në Kolegjin Universitar Bedër ishin të pranishëm përfaqësues të programit “Barometri” të “Euronews Albania”. Blendi Çeka, Sonila Çela dhe Jonida Shehu diskutuan me studentët e lëndës “Publiku, Audiencat dhe Përdoruesit e Medieve” jo vetëm mbi mënyrën si ideohen, prodhohen dhe prezantohen rezultatet e sondazheve që realizojnë por edhe mbi problematikat e audiencave në përgjithësi. Studentët ngritën pyetje në këtë leksion të hapur, duke marrë përgjigje të drejtpërdrejta nga ekspertët por njëkohësisht pyetje u drejtuan edhe nga pedagogë e ekspertë të medieve si Prof.Dr.Asoc Mark Marku, Dr.Erlis Çela dhe Dr.Valmora Gogo. Leksione të tilla janë në praktikën e zakonshme të Departamentit të Shkencave të Komunikimit, ku studentët përfitojnë nga përvojat e sukseshme të tregut dhe përvoja e ekspertëve. Në këtë mënyrë ata kanë mundësi të krijojnë edhe ura bashkëpunimi për internshipe, apo punësime të mëvonshme. 08SHK Workshop me temë: “Roli i arsimit profesional për punësimin e grupeve në nevojë të shoqërisë” Studentët e Masterit Shkencor dhe Profesional të Departamentit të Shkencave të Komunikimit, organizuan workshopin me temë “Roli i arsimit profesional për punësimin e grupeve në nevojë të shoqërisë” në kuadër të fushatës “Aty për ju”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte analizimi i situatës aktuale të grupeve në nevojë të shoqërisë, mundësitë dhe sfidat që ata kanë për tu shkolluar dhe punësuar si dhe ndërgjegjësimi i aktorëve kryesorë për të filluar ndërmarrjen e hapave konkrete apo projekteve të ndryshme nga institucionet, bizneset, OJF, etj, që do tu vijnë në ndihmë këtyre grupeve në nevojë. 05SHK Seminar me temë “E folura në publik” Lektori i Departamentit tonë Alban Tufa zhvilloi seminarin me temë “E folura në publik” me anëtarë nga Klubi i Debatit në Kolegjin Turgut Ozal, Durrës. Profesor Tufa shpjegoi për nxënëset çfarë është e folura në publik, pse aplikohet dhe përse duhet të dimë më tepër për të, si përzgjidhet një temë e mirë, si bëhet analiza e audiencës e plot koncepte të tjera. Nuk munguan edhe ushtrimet praktike lidhur me këtë tematikë. 11JAN Lançimi i fushatës "Aty për Ju" Sot më 11 janar 2023, në ambientet e Kolegjit Universitar Bedër, studentët e Masterit Shkencor dhe Profesional të Departamentit të Shkencave të Komunikimit kanë lançuar fushatën studentore nën sloganin “Aty për ju“, dedikuar grave kryefamiljare të cilat janë në kushte të vështira ekonomike dhe të papuna. Gjatë analizës së situatës, është identifikuar se gratë kryefamiljare kanë problematika dhe nevoja të ndryshme. Studentët deri më tani kanë arritur të identifikojnë familjet e para të cilat do t’i vijnë në ndihmë duke i siguruar punë grave kryefamiljare apo dhe kurse profesionale, ndërsa për fëmijët e këtyre familjeve është planifikuar të mundësohen kurse profesionale, kurse gjuhe, trajnime apo dhe punë për individët mbi 18-vjeç. Një mbështetje të madhe fushata “Aty për ju” po e merr nga Ambasadorët e shumtë që i janë bashkuar kësaj nisme, midis së cilëve gjenden emrat më të spikatur që vijnë nga fushat e sipërmarrjes, gazetarisë, aktivistë, profesionistë të njohur, midis të cilëve gjenden emrat më të spikatur ku mund të përmendim juristen Edlira Çepani, sipërmarrësen Valbona Begolli, gazetaren Odeta Dume, aktivisten Ina Kollçaku, blogeren Suela Mehmeti, përgjegjësen e Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Fatma Karaj e shumë të tjerë. Me fokus nevojat e këtyre grave kryefamiljare, ambasadorët e fushatës u shprehën të hapur për të krijuar hapësira punësimi dhe dritare të reja integrimi për nënat pa mbështetje financiare si dhe për të mundësuar ura bashkëpunimi me studentët nismëtarë të kësaj fushate. Studentët deri më tani kanë arritur të identifikojnë familjet e para të cilave do tu vijnë në ndihmë, duke u siguruar punë grave kryefamiljare apo dhe kurse profesionale, ndërsa për fëmijët e këtyre familjeve është planifikuar tu mundësohet shkollimi trajnimi, edhe punësimi sipas nevojave. Arritja më e madhe do të ishte lidhja e kontratave të punës, sigurimi i kurseve profesionale apo dhe marrëveshje me organizata e biznese për t’i mbështetur edhe në forma të tjera gratë kryefamiljare dhe fëmijët e tyre 09JAN CineCom paraqiti filmin me titull "Spotlight" CineCom është një cikël filmash dhe dokumentarësh me tematikë mbi fushën e gazetarisë, marketingut dhe multimedias. Ky aktivitet është menduar nga Departamenti I Shkencave të Komunikimit për t’ju ardhur në ndihmë studentëve për të kuptuar më mirë profesionin që ata do të ushtrojnë në të ardhmen. Filmi që u shfaq ditën e sotme titullohej “ Spotlight”, dhe kishte në fokus gazetarinë investigative. Ky film bazohet në historinë e vërtetë se si gazeta “Globe” në Boston zbuloi skandalin masiv të abuzimit të fëmijëve nga priftërinjtë.Skandal ky i mbuluar prej kohësh nga Kryedioqeza lokale katolike, zbulimi i të cilit lëkundi rrënjët e Kishës Katolike. Filmi u shfaq në ambjentet e KU Beder dhe studentët të cilët ishin prezent e ndoqën me shumë kureshtje të gjithë ndodhinë. Përvec studentëve të Shkencave të Komunikimit, ishin të pranishëm edhe studentë të departamenteve të tjera të cilët u bënë kuriozë dhe filluan ta ndiqnin dhe ata. 20DHJ Dokumentari "Të dalësh mbi dhunën" Studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit ndoqën sot dokumentarin "Të dalësh mbi Dhunën", një prodhim i Albanian Women in Audiovisual (AWA) me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. I realizuar në periudhën mars-tetor 2021, dokumentari rrëfen historitë e 4 grave që dolën nga cikli i dhunës me ndihmën e institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile. Suela Bako, regjisorja e dokumentarit si dhe një nga themelueset e Albanian Women in Audiovisual (AWA), shpjegoi për studentët se qëllimi i dokumentarit është të ndërgjegjësojë gratë dhe vajzat se nga dhuna mund të dilet, nëse denoncimi bëhet në kohë dhe arrihet të bashkëpunohet me strukturat përkatëse. Studentët e përgëzuan znj. Bako për punën e realizuar duke mos ngurruar të bënin pyetje apo të shprehnin mendimin e tyre lidhur me temën. 19DHJ Sesion informues me temë “Raportimi i përgjegjshëm në kohë pandemie" Departamenti i Shkencave të Komunikimit kishte të ftuar sot gazetaren Alma Demiraj në kuadër të komunikimit të vazhdueshëm edukues që “Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit“ ka si mision në lidhje me median dhe rolin e saj. Sesioni informues me temë “Raportimi i përgjegjshëm në kohë pandemie“ kishte si qëllim ndërgjegjësimin e studentëve të gazetarisë për të raportuar lajmet në mënyrë sa më të saktë dhe të qartë. Ajo fillimisht foli mbi problematikat dhe fenomenet si infodemi, lajmet e rreme, dezinformimi etj, që ndodhën me raportimin gjatë pandemisë Covid-19, duke vënë kështu në fokus punën e rëndësishme që kanë gazetarët dhe përgjegjshmëria që ata duhet të tregojnë. Takimi informues u shoqërua me pyetje dhe interesim nga ana e studentëve duke u bërë kështu dhe më interesant.