

CineCom është një cikël filmash dhe dokumentarësh me tematikë mbi fushën e gazetarisë, marketingut dhe multimedias. Ky aktivitet është menduar nga Departamenti I Shkencave të Komunikimit për t’ju ardhur në ndihmë studentëve për të kuptuar më mirë profesionin që ata do të ushtrojnë në të ardhmen.
Filmi që u shfaq ditën e sotme titullohej “ Spotlight”, dhe kishte në fokus gazetarinë investigative. Ky film bazohet në historinë e vërtetë se si gazeta “Globe” në Boston zbuloi skandalin masiv të abuzimit të fëmijëve nga priftërinjtë.Skandal ky i mbuluar prej kohësh nga Kryedioqeza lokale katolike, zbulimi i të cilit lëkundi rrënjët e Kishës Katolike.
Filmi u shfaq në ambjentet e KU Beder dhe studentët të cilët ishin prezent e ndoqën me shumë kureshtje të gjithë ndodhinë. Përvec studentëve të Shkencave të Komunikimit, ishin të pranishëm edhe studentë të departamenteve të tjera të cilët u bënë kuriozë dhe filluan ta ndiqnin dhe ata.