

Lektori i Departamentit tonë Alban Tufa zhvilloi seminarin me temë “E folura në publik” me anëtarë nga Klubi i Debatit në Kolegjin Turgut Ozal, Durrës.
Profesor Tufa shpjegoi për nxënëset çfarë është e folura në publik, pse aplikohet dhe përse duhet të dimë më tepër për të, si përzgjidhet një temë e mirë, si bëhet analiza e audiencës e plot koncepte të tjera.
Nuk munguan edhe ushtrimet praktike lidhur me këtë tematikë.