Departamenti i Shkencave të Komunikimit kishte të ftuar sot gazetaren Alma Demiraj në kuadër të komunikimit të vazhdueshëm edukues që “Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit“ ka si mision në lidhje me median dhe rolin e saj.
Sesioni informues me temë “Raportimi i përgjegjshëm në kohë pandemie“ kishte si qëllim ndërgjegjësimin e studentëve të gazetarisë për të raportuar lajmet në mënyrë sa më të saktë dhe të qartë.
Ajo fillimisht foli mbi problematikat dhe fenomenet si infodemi, lajmet e rreme, dezinformimi etj, që ndodhën me raportimin gjatë pandemisë Covid-19, duke vënë kështu në fokus punën e rëndësishme që kanë gazetarët dhe përgjegjshmëria që ata duhet të tregojnë.
Takimi informues u shoqërua me pyetje dhe interesim nga ana e studentëve duke u bërë kështu dhe më interesant.