Finalizohet me sukses cikli i trajnimeve "Multimedia Lab 2023"

Ditën e djeshme, Departamenti i Shkencave të Komunikimit finalizoi me sukses ciklin e trajnimit "Multimedia Lab 2023", i përbërë nga 8 seanca. Nxënësit pjesëmarrës në modulin përfundimtar realizuan nje video ku përfshinë të gjitha njohuritë e marra përgjatë trajnimit.
 
"Multimedia Lab 2023" një cikël trajnimesh ku studentët e Kolegjit Universitar Bedër dhe nxënës nga gjimnazet e Tiranës, prezantohen me parimet dhe teknologjitë aktuale të sistemeve multimediale të kombinuara, të tekstit, grafikës, tingullit, animacionit dhe videos. Gjithashtu mësojnë sesi të punohet në programe të ndryshme multimediale, të tilla si paketa Adobe dhe aplikacione të tjera multimediale. Nga ana tjetër, ata mësojnë sesi mund të digjitalizohen imazhet, tingujt dhe videot nëpërmjet programeve të ndryshme.
 
Trajnimi finalizohet me prezantimin e videove të realizuara nga nxënësit, të cilat do të përfshijnë çdo element lidhur me audion, videon si dhe elementë të tjerë multimedial, të përvetësuar në trajnim.
 
Trajnimi ka 8 seanca dhe në fund të trajnimit  nxënësit pajisen edhe me një certifikatë.