

Studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit ndoqën sot dokumentarin "Të dalësh mbi Dhunën", një prodhim i Albanian Women in Audiovisual (AWA) me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.
I realizuar në periudhën mars-tetor 2021, dokumentari rrëfen historitë e 4 grave që dolën nga cikli i dhunës me ndihmën e institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile.
Suela Bako, regjisorja e dokumentarit si dhe një nga themelueset e Albanian Women in Audiovisual (AWA), shpjegoi për studentët se qëllimi i dokumentarit është të ndërgjegjësojë gratë dhe vajzat se nga dhuna mund të dilet, nëse denoncimi bëhet në kohë dhe arrihet të bashkëpunohet me strukturat përkatëse.
Studentët e përgëzuan znj. Bako për punën e realizuar duke mos ngurruar të bënin pyetje apo të shprehnin mendimin e tyre lidhur me temën.