Pse ka rëndësi që krijuesit e përmbajtjeve mediatike të njohin audiencat e tyre, një leksion nga suksesi i “Barometri”-t në “Euronews Albania”
Në një tryezë të hapur komunikimi, sot në Kolegjin Universitar Bedër ishin të pranishëm përfaqësues të programit “Barometri” të “Euronews Albania”.
Blendi Çeka, Sonila Çela dhe Jonida Shehu diskutuan me studentët e lëndës “Publiku, Audiencat dhe Përdoruesit e Medieve” jo vetëm mbi mënyrën si ideohen, prodhohen dhe prezantohen rezultatet e sondazheve që realizojnë por edhe mbi problematikat e audiencave në përgjithësi.
Studentët ngritën pyetje në këtë leksion të hapur, duke marrë përgjigje të drejtpërdrejta nga ekspertët por njëkohësisht pyetje u drejtuan edhe nga pedagogë e ekspertë të medieve si Prof.Dr.Asoc Mark Marku, Dr.Erlis Çela dhe Dr.Valmora Gogo.
Leksione të tilla janë në praktikën e zakonshme të Departamentit të Shkencave të Komunikimit, ku studentët përfitojnë nga përvojat e sukseshme të tregut dhe përvoja e ekspertëve. Në këtë mënyrë ata kanë mundësi të krijojnë edhe ura bashkëpunimi për internshipe, apo punësime të mëvonshme.