

Studentët e Masterit Shkencor dhe Profesional të Departamentit të Shkencave të Komunikimit, organizuan workshopin me temë “Roli i arsimit profesional për punësimin e grupeve në nevojë të shoqërisë” në kuadër të fushatës “Aty për ju”.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte analizimi i situatës aktuale të grupeve në nevojë të shoqërisë, mundësitë dhe sfidat që ata kanë për tu shkolluar dhe punësuar si dhe ndërgjegjësimi i aktorëve kryesorë për të filluar ndërmarrjen e hapave konkrete apo projekteve të ndryshme nga institucionet, bizneset, OJF, etj, që do tu vijnë në ndihmë këtyre grupeve në nevojë.