DEPARTAMENTI I SHKENCAVE TË KOMUNIKIMIT

  • ENGLISH
  • RRETH DEPARTAMENTIT
    • Rreth Departamentit
    • Përgjegjësi i Departamentit
  • PROGRAMET
    • Bachelor në Gazetari dhe Komunikim Multimedial
    • Bachelor në Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu
    • Programi 2-Vjeçar në Multimedia dhe Dizajn Grafik
    • Master i shkencave në shkenca komunikimi: Profili “Marrëdhënie publike”
    • Master i shkencave në shkenca komunikimi: Profili “Gazetari”
    • Master Profesional në Komunikim Marketingu
  • STAFI AKADEMIK
  • ORARI
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Botime
    • Konferenca dhe Workshop-e
    • Publikime nga Stafi
  • AKTIVITETE

TË REJA

  • Organizohet konferenca studentore " Impakti i Inteligjencës Artificiale në Media dhe Komunikim”
  • Prezantimi i Projekteve Semestrale
  • Albana Muçaj ndan eksperiencën e saj në biznes me studentët e PR-it
  • Vizitë studimore rreth edukimit për median dhe informacionin në Slloveni
  • Shefi i Zyrës së PR në Ambasadën Amerikane diskuton me studentët mbi lirinë e shtypit
  • Zhvillohet trajnimi i parë i projektit “Edukimi mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm”
  • Instituti Shqiptar i Medias zhvillon trajnimin për Edukimin mbi Median dhe Informacionin

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • 19
    QER
    Takimi i projektit INDCOR (Interactive Narrative Design for Complexity Representations)
  • 01
    QER
    Trajnim nga Faktoje.al
  • 17
    MAJ
    Seminaret MarCom: “Fuqia që studentët kanë sot”
  • 10
    MAJ
    Studentet e Departamentit të Shkencave të Komunikimit pjesë e "European Academy 2023" Joint Center for Albania- Serbia relations
  • 05
    MAJ
    Leksion i hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe Industriale”
  • 04
    MAJ
    Konferenca e VIII-të Studentore në Shkenca Komunikimi me temë “Mundësitë dhe sfidat e komunikimit në epokën e digjitalizimit”.
  • 13
    PRI
    Seminaret MarCom: “Zhvillimi i Brandit Personal”

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Thirrje për konferencën e Gjashtë studentore në Shkenca Komunikimi, 15 Qershor 2021
  • Departamenti i Shkencave të Komunikimit fton studentët e të bëhen pjesë e “MULTIMEDIA LAB 2021”
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Klubi i Debatit fton studentët në nivelin Bachelor të bëhen pjesë
  • Thirrje për konferencën e pestë studentore në Shkenca Humane
  • Leksion i hapur mbi gazetarinë invsetigative. I ftuar Gjergj Erebara
Home / Lajme / Activities

KALENDARI I AKTIVITETEVE

17
PRI

Klubi i Debatit zhvilloi dje debatin e parë të fazës së dytë.

Klubi i Debatit në Kolegjin Universitar "Bedër", zhvilloi dje debatin e parë të fazës së dytë. Tema e kësaj përballje ishte: "Media ka ndikuar në uljen e nivelit të debatit publik.", ku pro ishte grupi i viti të parë nga Shkencat e Komunikimit i përbërë nga Esmeralda Pashollari, Eldo Nexha dhe Afrim Pisha, ndërsa në qasjen kundër ishin studentet nga viti i dytë në Shkenca Komunikim: Melsena Danglli, Lirije Myftarago dhe Lushe Përgjegji. Pas argumentave dhe kundërargumentave të paraqitur nga grupet përkatëse dhe nga pikët e mbledhura prej vlerësimit të jurisë, grupet dolën me pikë të barabarta. Kështu u vendos që të zhvillohet një përballje e dytë mes dy grupeve.  
03
PRI

"Studenti dhe profesioni", e ftuar gazetarja Klodiana Lala

Në kuadër të seminareve "Studenti dhe profesioni", organizuar nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit, ishte e ftuar gazetarja e njohur Klodiana Lala. Ajo diskutoi me studentët në lidhje me vështirësitë që ka raportimi çështjeve të bujshme në kronikën e zezë. Znj. Lala ndau me studentët disa nga eksperiencat më domethënëse të karrierës së saj mbi 20-vjecare në gazetari, si dhe sekrete profesionale që i kanë shërbyer si çelës për të kuptuar të vërtetat. Studentet iu drejtuan gazetares Klodiana Lala me pyetje në lidhje me vështirësitë e profesionit, duke shprehur kuriozitetin që i ka ngjallur ajo si personazh, por edhe sektori i gazetarisë që ajo mbulon në media.  
28
MAR

Seminaret Studenti dhe Profesioni, e ftuar gazetarja Valbona Sulçe

Në kuadër të seminareve Studenti dhe Profesioni, ditën e sotme ishte e ftuar Valbona Sulçe. Ajo zhilloi me studentët e Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar "Bedër" seminarin me temë: Rrugë të reja për gazetarinë: Gazetaria konstruktive me bazë zgjidhjen". Sulçe bëri një panoramë të përgjithshme të situatës së sotme mediatike në vendin tonë dhe kahut negativ që kanë marrë gazetarët kundrejt lajmit. Ajo theksoi, se për të arritur te lajmet pozitive, duhet së pari njohja dhe raporti sistematik me dijen. Me rëndësi të madhe për audiencën, sipas Sulçes është zgjidhja që ofron gazetari pasi paraqet problemarikat. I gjithë fokusi i seminarit ishte nevoja që ka sot shoqëria për gazetarinë pozitive.    
28
MAR

Klubi i Debatit, mbyllet faza e parë

Klubi i Debatit në KUB, zhvilloi ditën e djeshme përballjen e fundit të fazës së parë, me temë: "Mediat sociale na ndihmojnë në kuptueshmërinë e ngjarjeve të mëdha botërore". Grupi pro temës, i përbërë nga studentet Samanta Hysa, Sabina Kurtaj dhe Sidorela Alla (në mungesë), fituan kundrejt Studentëve Matjan Kurti, Genti Grabova dhe Gertiola Agolli. Studentët sollën argumentat dhe kundërargumentat e tyre, duke krijuar një nive të mirë debati. Ky ishte grupi i 8-të që kalon në fazën tjetër  
26
MAR

Romani “Dështaku” i Dritëro Agollit, diskutimi i rradhës në Klubin e Librit

Romani “Dështaku” ishte libri që u prezantua në mbledhjen e rradhës së Klubit të Librit në Kolegjin Universitar “Bedër”. Libri u prezantua nga Donisa Perseku dhe nxiti diskutimet mes antarëve të klubit. Diskutimi u zgjerua edhe në aspektet dhe tematikat që rrok romani, si edhe në gjithë letërsinë e Dritëro Agollit, fatin dhe mundësitë e shkrimtarit në diktaturë. Gjithashtu u diksutua edhe mbi estetikën që mundi të mbizotëronte nga tutela dhe diktimi i medotës zyrtare të shkrimit. Më tej u diskutua edhe simbolika që mund të paraqesë një roman me anë të personazheve të tij, emërtimit, konfliktit dhe përshkrimit.  
21
MAR

Lexime në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Poezisë

Klubi i Librit në Kolegjin Universitar "Bedër" dhe Departamenti i Shkencave të Komunikimit, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të poezisë organizoi ditën e djeshme "Lexime të poezisë shqipe". Leximi i poezive u përcoll te dëgjuesit në një mënyrë të veçantë, duke shkrirë në një: imazhin, poezinë dhe muzikën. Studentët, anëtarë të Klubit, lexuan poezi të poetëve bashkohorë të letërsisë shqipe ku mund të përmendim Luljeta Lleshanakun, Ervin Hatibin, Agron Tufën. Më tej u lexuan poezi nga poetët Vilson Blloshmi dhe Trifon Xhagjika. Në fund u lexuan poezi të poetëve të rinj: Elona Zeraliu, Manjola Nasi, Ali Luca dhe Flamur Dardeshi. Në fund studentët shprehën nevojën e të rinjve për të lexuar sa më shumë poezi.  
20
MAR

Seminaret “MarCom”, i ftuar Gerti Boshnjaku

Në kuadër të seminarere “MarCom”, Departamenti i Shkencave të Komunikimit kishte të ftuar Gerti Boshnjakun, themelues dhe CEO i Business Magazine Albania dhe NewMedia Communications. Gjatë seminarit u trajtua tema “Sfidat e komunikimit Marketing për një Startup”, ku z. Boshnjaku u prezantoi studentëve të Kolegjit Universitar Bedër se si mund të çojnë përpara një ide të re, duke u bazuar në hapat e planit të marketingut. Më tej u diskutua edhe për historitë e suksesit të kompanive më në zë në botë, ku një ide e nisur nga zero ka arritur të ndikojë në zgjedhjet dhe shijet e miliona përdoruesve si dhe të jenë frymëzim për startup-e të reja Në fund të seminarit studentët patën mundësië të diskutonin në lidhje me sfidat e komunikimit në marketing.  
19
MAR

Klubi i Librit në Kolegjin Universitar “Bedër”, diksutohet i romani “Ku je?” i shkrimtares Flutura Açka

Klubi i Librit në Kolegjin Universitar “Bedër”, zhvilloi ditën e sotme takimin e rradhës. Diskutimi i kësaj here u zhvillua mbi romani “Ku je?” të shkrimtares Flutura Açka, nën prezantimin e studentes Melsena Danglli. Subjekti dhe simbolika u shpjeguan me detaje nga prezantuesja. Romani ka në focus jetë dhe fatin e njerëzve në diktarurë. Me finesë shkrimtarja irozion sistemin dhe absurditetet që krijoji ai sistem kundrejt individit. Më tej debatet u zgjerua në disa çështje të tjera në lidhje me fatin e individit por edhe të shkrimtarit në sistetmet totalitare, duke bërë një analogji me romanin “1984” të George Orwell-it. Më tej u diskuta edhe mbi metodën e realizmit socialist, mënyrën se si forma dikton përmbajtjen, dhe se si përmbajtja ndikon te masat. Diskutimi u mbyll me rolin dhe përgjegjësinë që ka shkrimtari kundrejt lexuesve të tij.  
  • <
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • >
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.