

Klubi i Librit në Kolegjin Universitar "Bedër" dhe Departamenti i Shkencave të Komunikimit, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të poezisë organizoi ditën e djeshme "Lexime të poezisë shqipe".
Leximi i poezive u përcoll te dëgjuesit në një mënyrë të veçantë, duke shkrirë në një: imazhin, poezinë dhe muzikën. Studentët, anëtarë të Klubit, lexuan poezi të poetëve bashkohorë të letërsisë shqipe ku mund të përmendim Luljeta Lleshanakun, Ervin Hatibin, Agron Tufën.
Më tej u lexuan poezi nga poetët Vilson Blloshmi dhe Trifon Xhagjika. Në fund u lexuan poezi të poetëve të rinj: Elona Zeraliu, Manjola Nasi, Ali Luca dhe Flamur Dardeshi.
Në fund studentët shprehën nevojën e të rinjve për të lexuar sa më shumë poezi.