

Në kuadër të seminarere “MarCom”, Departamenti i Shkencave të Komunikimit kishte të ftuar Gerti Boshnjakun, themelues dhe CEO i Business Magazine Albania dhe NewMedia Communications.
Gjatë seminarit u trajtua tema “Sfidat e komunikimit Marketing për një Startup”, ku z. Boshnjaku u prezantoi studentëve të Kolegjit Universitar Bedër se si mund të çojnë përpara një ide të re, duke u bazuar në hapat e planit të marketingut.
Më tej u diskutua edhe për historitë e suksesit të kompanive më në zë në botë, ku një ide e nisur nga zero ka arritur të ndikojë në zgjedhjet dhe shijet e miliona përdoruesve si dhe të jenë frymëzim për startup-e të reja
Në fund të seminarit studentët patën mundësië të diskutonin në lidhje me sfidat e komunikimit në marketing.