Seminaret Studenti dhe Profesioni, e ftuar gazetarja Valbona Sulçe

Në kuadër të seminareve Studenti dhe Profesioni, ditën e sotme ishte e ftuar Valbona Sulçe.

Ajo zhilloi me studentët e Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar "Bedër" seminarin me temë: Rrugë të reja për gazetarinë: Gazetaria konstruktive me bazë zgjidhjen".

Sulçe bëri një panoramë të përgjithshme të situatës së sotme mediatike në vendin tonë dhe kahut negativ që kanë marrë gazetarët kundrejt lajmit.

Ajo theksoi, se për të arritur te lajmet pozitive, duhet së pari njohja dhe raporti sistematik me dijen. Me rëndësi të madhe për audiencën, sipas Sulçes është zgjidhja që ofron gazetari pasi paraqet problemarikat.

I gjithë fokusi i seminarit ishte nevoja që ka sot shoqëria për gazetarinë pozitive.