

Klubi i Debatit në Kolegjin Universitar "Bedër", zhvilloi dje debatin e parë të fazës së dytë.
Tema e kësaj përballje ishte: "Media ka ndikuar në uljen e nivelit të debatit publik.", ku pro ishte grupi i viti të parë nga Shkencat e Komunikimit i përbërë nga Esmeralda Pashollari, Eldo Nexha dhe Afrim Pisha, ndërsa në qasjen kundër ishin studentet nga viti i dytë në Shkenca Komunikim: Melsena Danglli, Lirije Myftarago dhe Lushe Përgjegji.
Pas argumentave dhe kundërargumentave të paraqitur nga grupet përkatëse dhe nga pikët e mbledhura prej vlerësimit të jurisë, grupet dolën me pikë të barabarta.
Kështu u vendos që të zhvillohet një përballje e dytë mes dy grupeve.