

Romani “Dështaku” ishte libri që u prezantua në mbledhjen e rradhës së Klubit të Librit në Kolegjin Universitar “Bedër”. Libri u prezantua nga Donisa Perseku dhe nxiti diskutimet mes antarëve të klubit.
Diskutimi u zgjerua edhe në aspektet dhe tematikat që rrok romani, si edhe në gjithë letërsinë e Dritëro Agollit, fatin dhe mundësitë e shkrimtarit në diktaturë.
Gjithashtu u diksutua edhe mbi estetikën që mundi të mbizotëronte nga tutela dhe diktimi i medotës zyrtare të shkrimit.
Më tej u diskutua edhe simbolika që mund të paraqesë një roman me anë të personazheve të tij, emërtimit, konfliktit dhe përshkrimit.