TË REJA Organizohet konferenca studentore " Impakti i Inteligjencës Artificiale në Media dhe Komunikim” Prezantimi i Projekteve Semestrale Albana Muçaj ndan eksperiencën e saj në biznes me studentët e PR-it Vizitë studimore rreth edukimit për median dhe informacionin në Slloveni Shefi i Zyrës së PR në Ambasadën Amerikane diskuton me studentët mbi lirinë e shtypit Zhvillohet trajnimi i parë i projektit “Edukimi mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” Instituti Shqiptar i Medias zhvillon trajnimin për Edukimin mbi Median dhe Informacionin KALENDARI I AKTIVITETEVE 19QER Takimi i projektit INDCOR (Interactive Narrative Design for Complexity Representations) 01QER Trajnim nga Faktoje.al 17MAJ Seminaret MarCom: “Fuqia që studentët kanë sot” 10MAJ Studentet e Departamentit të Shkencave të Komunikimit pjesë e "European Academy 2023" Joint Center for Albania- Serbia relations 05MAJ Leksion i hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe Industriale” 04MAJ Konferenca e VIII-të Studentore në Shkenca Komunikimi me temë “Mundësitë dhe sfidat e komunikimit në epokën e digjitalizimit”. 13PRI Seminaret MarCom: “Zhvillimi i Brandit Personal” NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Thirrje për konferencën e Gjashtë studentore në Shkenca Komunikimi, 15 Qershor 2021 Departamenti i Shkencave të Komunikimit fton studentët e të bëhen pjesë e “MULTIMEDIA LAB 2021” Rifillimi i Procesit Mësimor Klubi i Debatit fton studentët në nivelin Bachelor të bëhen pjesë Thirrje për konferencën e pestë studentore në Shkenca Humane Leksion i hapur mbi gazetarinë invsetigative. I ftuar Gjergj Erebara Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 04MAJ Debatet studentore nisin me “Bullizmi në shkolla” Klubi i Debatit në Universitetin “Hëna e Plotë-BEDËR”, filloi zhvillimin e debateve mes grupeve studentore. Tema e parë ishte: “Bullizmi në shkolla”. Grupet e përbëra nga studentët Franko Hoxha, Ismail Spahiu dhe Elton Cara nga njëra anë dhe Ervin Muça, Elsid Halili dhe Sefer Çela nga ana tjetër shtruan argumentet e tyre në lidhje me këtë femomen si edhe zgjidhjet e mundshme për parandalimin e kësaj qasjeje. Studentët debatuan nëse ishte zgjidhje për ndalimin e bullizmit në shkolla kategorizimi i tij si një krim të dënueshëm penalisht duke marrë parasysh edhe dëmet e mëdha fizike dhe psikologjike që ai shkakton. Gjatë 40 minutave të debatit studentët shtruan argumentet e tyre në mbrojtje të qendrimit nëse është zgjidhje apo jo dënimi penal për shfaqjet e bullizmit në shkolla. Në përfundim, juria shpalli fitues grupin e përbërë nga studentët Ervis Muça, Elsid Halili dhe Sefer Çela, të cilët mbrojtën me argumente më shterruese qendrimin e tyre. 03MAJ Panel diskutimi mbi Sfidat e shypit kulturologjik Në kuadër 3 majit, ditës botëore të lirisë së shtypit, departamenti i shkencave të komunikimit organizoi panelin me temë “Sfidat e shtypit periodik kulturologjik në Shqipëri”. Nisur nga rëndësia që ky lloj i shtypit ka luajtur qoftë në historinë e vendit, po ashtu edhe në historinë e medias shqiptare, ky 3 maj iu përkushtua pikërisht kësaj problematike. Prof.Agron Tufa, i cili moderoi edhe panelin e diskutimit vlerësoi se shtypi kulturor ka luajtur një rol të rëndësishëm në momente historike të vendit, por që sot ai po përballet me vështirësi të shumta financiare, gjë kjo që ka çuar në zbehjen e tij. Behar Gjoka, botues i revistës “Pasqyra e t’rrëfyemit” u shpreh se Shqipëria është ndër ato vende të vetme ku edhe kultura dhe letërisa merr ngjyrime partiake. Ai tha se shtypi letrar dhe kulturor po mbahet vetëm falë inciativave individuale të tyre që i përkushtohen kësaj fushe, por që ndihet nevoja e gjetjeve të burimeve financiare për ta çuar më tej. Një tjetër e pjesëmarrëse në panel, Alda Bardhyli, botuese e revistës online "SARAS" i mëshoi faktit se financimet e institucineve shtetërore për shtypin letrar dhe kulturor janë shumë të pakta, gjë kjo që nuk ndihmon aspak zhvillimin e tij. Elvana Zaimi shpjegoi eksperiencën e saj me gazetën “Fjala”, e cila arriti të dilte në treg vetëm midis viteve 2000-2006, ndërkohë që pas një shkëputeje disa vjeçare, falë përpjekjeve të saj botimi del në një version online si “Fjalareview”. Sipas Zaimit, ruajtja dhe zhvillimi i kësaj fushë është shumë ë vështirë për të rezistuar vetëm falë idealit të individëve. Ndërkohë, të pranishmit theksuan edhe për një mungesë interesi të qytetarëve shqiptarë ndaj shtypit kulturor. 19PRI Ministrja Harito; Diskutim mbi rregullimin e mediave online Znj. Milena Harito, Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike, ishte e pranishme në një leksion të hapur me studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit, ku bashkëbiseduan rreth kuadrit të ri ligjor për rregullimin e mediave online. Gjatë bashkëbisedimit me studentët Znj. Harito preku disa aspekte të ndryshme të ligjit për mediat online, siç janë ndryshimet që sjell ky ligj në sjelljen dhe veprimet e publikut në mediat dhe portalet në web, identifikimin e çdo shërbimi online, filtrimin automatik të përmbajtjeve të posaçme, njohja e gjuhës shqipe nga google për platformat e veta të reklamave, furnizimi i portaleve shqiptare me të ardhura shtesë etj. Të gjitha këto me synimin për të forcuar më tej të gjitha portalet shqipfolëse pasi siç konstatohet edhe 3 apo 4 vitet e fundit ato janë zhvilluar së tepërmi. “Përsa i përket ligjit për tregtinë elektronike, ne nuk po shpikim diçka të re, kjo është një direktivë europiane e cila ekziston në vendet perëndimore, e njëkohësisht është në evolucion të vazhdueshëm, dhe ne, po i përafrojmë zhvillimet e kësaj direktive edhe në Shqipëri”.- tha Znj. Harito. Aktiviteti vazhdoi më tej me pyetje të shumta nga të pranishmit të cilët u interesuan rreth aspekteve të shumta në lidhje me zhvillimet që do të sjellë ky ligj në termat e informimit online. 01SHK Ema Andrea mes studentëve të komunikimit Studentët e vitit të dytë Master në Shkenca Komunikimi zhvilluan një leksion të hapur me Ema Andrean. Ky bashkëbisedim me një ndër figurat e mëdha të artit shqiptar vjen në kuadër të fushatës “Një fije floku për më shumë buzëqeshje” fushatë kjo e ndërmarrë nga vetë studentët e cila synon tu vijë në ndihmë fëmijëve të sëmurë me kancer. Gjatë bashkëbisedimit me studentët u prekën një sër tematikash në lidhje me ecurinë e deritanishme të fushatës si dhe u diskutuan ide të reja për zhvillimin e mëtejshëm të saj pa lënë pas edhe aspekte të shumta të artit në Shqipëri. 30JAN Studentët e "Bedër" mbledhin me dhjetra artistë në koncertin e bamirësisë Studentët e vitit të dytë Master në Shkenca Komunikimi pranë Universitetit Bedër, në kuadër të fushatës së ndërmarrë në ndihmë të fëmijëve të sëmurë me kancer, zhvilluan koncertin e bamirësisë me titull: “Dhuro Shpresë dhe Buzëqeshje". Në këtë aktivitet morën pjesë një sër artistësh të skenës dhe ekranit shqiptar të cilët performuan me këngë të shumta, poezi e numra baleti të ndryshëm për publikun e pranishëm, për më shumë shfletoni albumin e mëposhtëm. Me pjesëmarrjen e dhjetëra artistëve të skenës dhe ekranit shqiptar, koncerti i bamirësisë “Dhuro Shpresë dhe Buzëqeshje” në ndihmë të fëmijëve të sëmurë me kancer, u zhvillua nën brohërimat, lotët e duartrokitjet e pafundta të qindra qytetarëve, akademikëve të shumtë si dhe përfaqësuesve të medias dhe shoqërisë civile. Ashtu si çdo aktivitet tjetër i zhvilluar deri më tani edhe ky koncert synonte që me pjesëmarrjen e artistëve dhe këngëtarëve të tillë, si: Sara Zoto, Isida Mollaymeri, Mishela Rapo, Alar Band, Aurela Gace, Kastriot Tusha, Eranda Libohova, Orgesa Zaimi, Mirush Kabashi, Rosela Gjylbegu, Era Rusi, Gerta dhe Klejti Mahmutaj, Roza Anagnosti, Enxhi Ngota, Mateus Frroku, Street Dance Group, Fluturat e Qeshura, Ingrid Jushi, Klajdi Musabelliu,Jetmir Banishta, Trio Bonae, Renis Gjoka dhe Crosbones, të siguronim shitjen e sa më shumë biletave, mbledhjen e sa më shumë të ardhurave financiare të cilat do të shkojnë në ndihmë të disa fëmijëve të përzgjedhur rastësisht pranë QSUT-së. Nën moderimin e të madhes Ema Andrea dhe Ambra Medës, koncerti konsistoi në një shumëllojshmëri performancash nga artistët e lartëpërmendur, të cilët kontributin e tyre vendosën ta shprehin me pjesëmarrje në aktivitet. Falenderojmë përzemërsisht ata që bënë të mundur këtë koncert, ata të cilët na kanë mbështetur deri më tani në ecurinë e fushatës tonë: Universitetin “Bedër”, Ring Center, Neptun, Eurosig, DDB Albania, Club Fm, QSUT, Agna Grup, 25JAN Motivimi si shtrojë për suksesin... Në kuadër të “akademisë se medias dhe komunikimit”, trajnimi i rradhës kishte bënte me motivimin në mjediset e puëns, si një kush i rëndësishëm ky për suksesin e gjithkujt. Leksioni i hapur mbajt nga Doc.Dr.Ramadan Çipuri, i cili u përqenduar fillimisht në rëndësinë që ka motivimi për të qenë sa më i sukesshëm në çdo hap të jetës. Duke e nisur me pasojat negative që mund të ndodhin me aplikimin e teknikave të motivimit në momentet e vendimmarrjes, Dr.Çipuri më pas u përqendrua në disa mënyra që ndihmojnë individin në jetën e përditshme. 20JAN Organziohet Workshop-i mbi mediat e reja Departamenti i Shkencave të Komunikimit pranë SHL Hëna e Plotë Bedër, organizoi Workshop-in me temë: “Konvergjenca e medias shqiptare, diskutim mbi etikën dhe besueshmërinë”. Diskutantët në këtë workshop ishin përfaqësues të ndryshëm si nga mediat tradicionale e ato të reja, po ashtu edhe specialistë dhe studiues të fushës. Në fjalën e tij të çeljes, Dr.Ramadan Çipuri vlerësoi nevojën për një rikoceptualizim të masmedias dhe audiencave, varësisht kjo kushteve me të cilat po operojnë si mjetet e komunikimit masiv, po ashtu edhe audiencat. Me rëndësi ishin vlerësimet e bëra mbi aspektin e etikës në mediat e reja, ku Prof.Dr. Briseida Mema, z. Erlis Çela e z.Emirjon Senja diskutuan për nevojën e domosdoshme të implementimit të kodeve të etikës, të një legjislacioni që do të rregullonte këto media etj. Kryeredaktori i agjencisë së lajmeve NOA, z.Edison Kurani diskutoi në lidhje me çështjen e përdorimit të burimeve të informacionit, rëndësisë së tyre dhe mënyrës se si ato po përdoren nga portalet informative. Sipas tij, kjo vijon të jetë një problematikë serioze. Z.Olti Curri diskutoi mbi fenomenin e komunikimit anonim në mediat sociale . Dr. Edlira Mali në referimin e saj diskutoi mbi metodat e përdorura nga kompanitë e ndryshme për tërheqjen e audiencave përmes rrjeteve sociale dhe mundësive të tjera që ofron interneti. Dr.Arben Muka analizoi çështjen mbi përshtatjen e produktit radiofonik në kushtet e konvergjencës dhe zhvillimit të mediave të reja. Me interes ishin edhe komentet e pjesëmarrësve të tjerë si z.Agim Baçi, znj.Diana Kalaja, znj.Suela Musta, Dr.Agron Tufa, etj. 18JAN AMK: Olli dhe Mema trajnojnë mbi raportimet në fushata zgjedhore Akademia e medias dhe komunikimit vijoi me trajnimin e titulluar "Raportimi në kohë zgjedhjesh", ku i ftuar ishte z.Leonard Olli, ish-zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe kryetar aktual i grupit të këshilltarëve demokrat në Bashkinë e Tiranës. Në këtë trajnim referoi edhe Prof.Dr. Briseida Mema, gazetare e njohur dhe pedagoge e Departamentit të Shkencave të Komunikimit. Z.Olli bëri një analizë të aspektit ligjor, mbi të drejtat dhe liritë e gazetarit në periudha zgjedhore, si dhe informoi gjithashtu në mënyrë të detajuar edhe evoluimin e rolit të KQZ-së ndër vite. Me interes ishte aspekti etik i raportimeve në këto fushata, ku Prof.Mema theksoi se subjektet politike në mënyrë të vazhdueshme tentojnë të manipulojnë mesazhin mediatik përmes mënyrave të ndryshme. Prof.Mema bëri edhe prezantimin e “Udhëzuesit praktik: Deotologjia dhe etika e raportimit gjatë fushatave zgjedhore”, e përgatitur nga ajo vetë në bashkautorësi me Dr. Ramadan Çipuri.