AMK: Olli dhe Mema trajnojnë mbi raportimet në fushata zgjedhore

Akademia e medias dhe komunikimit vijoi me trajnimin e titulluar "Raportimi në kohë zgjedhjesh", ku i ftuar ishte z.Leonard Olli, ish-zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe kryetar aktual i grupit të këshilltarëve demokrat në Bashkinë e Tiranës.  Në këtë trajnim referoi edhe Prof.Dr. Briseida Mema, gazetare e njohur dhe pedagoge e Departamentit të Shkencave të Komunikimit. 
 
Z.Olli bëri një analizë të aspektit ligjor, mbi të drejtat dhe liritë e gazetarit në periudha zgjedhore, si dhe informoi gjithashtu në mënyrë të detajuar edhe evoluimin e rolit të KQZ-së ndër vite. 
 
Me interes ishte aspekti etik i raportimeve në këto fushata, ku Prof.Mema theksoi se subjektet politike në mënyrë të vazhdueshme tentojnë të manipulojnë mesazhin mediatik përmes mënyrave të ndryshme. 
 
Prof.Mema bëri edhe prezantimin e “Udhëzuesit praktik: Deotologjia dhe etika e raportimit gjatë fushatave zgjedhore”, e përgatitur nga ajo vetë në bashkautorësi me Dr. Ramadan Çipuri.