Ema Andrea mes studentëve të komunikimit

Studentët e vitit të dytë Master në Shkenca Komunikimi zhvilluan një leksion të hapur me Ema Andrean. 
 
Ky bashkëbisedim me një ndër figurat e mëdha të artit shqiptar vjen në kuadër të fushatës “Një fije floku për më shumë buzëqeshje” fushatë kjo e ndërmarrë nga vetë studentët e cila synon tu vijë në ndihmë fëmijëve të sëmurë me kancer.
 
Gjatë bashkëbisedimit me studentët u prekën një sër tematikash në lidhje me ecurinë e deritanishme të fushatës si dhe u diskutuan ide të reja për zhvillimin e mëtejshëm të saj pa lënë pas edhe aspekte të shumta të artit në Shqipëri.