Panel diskutimi mbi Sfidat e shypit kulturologjik

Në kuadër 3 majit, ditës botëore të lirisë së shtypit, departamenti i shkencave të komunikimit organizoi panelin me temë “Sfidat e shtypit periodik kulturologjik në Shqipëri”. Nisur nga rëndësia që ky lloj i shtypit ka luajtur qoftë në historinë  e vendit, po ashtu edhe në historinë e medias shqiptare, ky 3 maj iu përkushtua pikërisht kësaj problematike. 
 
Prof.Agron Tufa, i cili moderoi edhe panelin e diskutimit vlerësoi se shtypi kulturor ka luajtur një rol të rëndësishëm në momente historike të vendit, por që sot ai po përballet me vështirësi të shumta financiare, gjë kjo që ka çuar në zbehjen e tij. 
 
Behar Gjoka, botues i revistës  “Pasqyra e t’rrëfyemit” u shpreh se Shqipëria është ndër ato vende të vetme ku edhe kultura dhe letërisa merr ngjyrime partiake. Ai tha se shtypi letrar dhe kulturor po mbahet vetëm falë inciativave individuale të tyre që i përkushtohen kësaj fushe, por që ndihet nevoja e gjetjeve të burimeve financiare për ta çuar më tej. 
 
Një tjetër e pjesëmarrëse në panel, Alda Bardhyli, botuese e revistës online "SARAS" i mëshoi faktit se financimet e institucineve shtetërore për shtypin letrar dhe kulturor janë shumë të pakta, gjë kjo që nuk ndihmon aspak zhvillimin e tij.
Elvana Zaimi shpjegoi eksperiencën e saj me gazetën “Fjala”, e cila arriti të dilte në treg vetëm midis viteve 2000-2006, ndërkohë që pas një shkëputeje disa vjeçare, falë përpjekjeve të saj botimi del në një version online si “Fjalareview”. Sipas Zaimit, ruajtja dhe zhvillimi i kësaj fushë është shumë ë vështirë për të rezistuar vetëm falë idealit të individëve. 
Ndërkohë, të pranishmit theksuan edhe për një mungesë interesi të qytetarëve shqiptarë ndaj shtypit kulturor.