Studentët e vitit të dytë Master në Shkenca Komunikimi pranë Universitetit Bedër, në kuadër të fushatës së ndërmarrë në ndihmë të fëmijëve të sëmurë me kancer, zhvilluan koncertin e bamirësisë me titull: “Dhuro Shpresë dhe Buzëqeshje".
Në këtë aktivitet morën pjesë një sër artistësh të skenës dhe ekranit shqiptar të cilët performuan me këngë të shumta, poezi e numra baleti të ndryshëm për publikun e pranishëm, për më shumë shfletoni albumin e mëposhtëm.
Me pjesëmarrjen e dhjetëra artistëve të skenës dhe ekranit shqiptar, koncerti i bamirësisë “Dhuro Shpresë dhe Buzëqeshje” në ndihmë të fëmijëve të sëmurë me kancer, u zhvillua nën brohërimat, lotët e duartrokitjet e pafundta të qindra qytetarëve, akademikëve të shumtë si dhe përfaqësuesve të medias dhe shoqërisë civile.
Ashtu si çdo aktivitet tjetër i zhvilluar deri më tani edhe ky koncert synonte që me pjesëmarrjen e artistëve dhe këngëtarëve të tillë, si: Sara Zoto, Isida Mollaymeri, Mishela Rapo, Alar Band, Aurela Gace, Kastriot Tusha, Eranda Libohova, Orgesa Zaimi, Mirush Kabashi, Rosela Gjylbegu, Era Rusi, Gerta dhe Klejti Mahmutaj, Roza Anagnosti, Enxhi Ngota, Mateus Frroku, Street Dance Group, Fluturat e Qeshura, Ingrid Jushi, Klajdi Musabelliu,Jetmir Banishta, Trio Bonae, Renis Gjoka dhe Crosbones, të siguronim shitjen e sa më shumë biletave, mbledhjen e sa më shumë të ardhurave financiare të cilat do të shkojnë në ndihmë të disa fëmijëve të përzgjedhur rastësisht pranë QSUT-së.
Nën moderimin e të madhes Ema Andrea dhe Ambra Medës, koncerti konsistoi në një shumëllojshmëri performancash nga artistët e lartëpërmendur, të cilët kontributin e tyre vendosën ta shprehin me pjesëmarrje në aktivitet.
Falenderojmë përzemërsisht ata që bënë të mundur këtë koncert, ata të cilët na kanë mbështetur deri më tani në ecurinë e fushatës tonë: Universitetin “Bedër”, Ring Center, Neptun, Eurosig, DDB Albania, Club Fm, QSUT, Agna Grup,