DEPARTAMENTI I SHKENCAVE TË KOMUNIKIMIT

  • ENGLISH
  • RRETH DEPARTAMENTIT
    • Rreth Departamentit
    • Përgjegjësi i Departamentit
  • PROGRAMET
    • Bachelor në Gazetari dhe Komunikim Multimedial
    • Bachelor në Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu
    • Programi 2-Vjeçar në Multimedia dhe Dizajn Grafik
    • Master i shkencave në shkenca komunikimi: Profili “Marrëdhënie publike”
    • Master i shkencave në shkenca komunikimi: Profili “Gazetari”
    • Master Profesional në Komunikim Marketingu
  • STAFI AKADEMIK
  • ORARI
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Botime
    • Konferenca dhe Workshop-e
    • Publikime nga Stafi
  • AKTIVITETE

TË REJA

  • Organizohet konferenca studentore " Impakti i Inteligjencës Artificiale në Media dhe Komunikim”
  • Prezantimi i Projekteve Semestrale
  • Albana Muçaj ndan eksperiencën e saj në biznes me studentët e PR-it
  • Vizitë studimore rreth edukimit për median dhe informacionin në Slloveni
  • Shefi i Zyrës së PR në Ambasadën Amerikane diskuton me studentët mbi lirinë e shtypit
  • Zhvillohet trajnimi i parë i projektit “Edukimi mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm”
  • Instituti Shqiptar i Medias zhvillon trajnimin për Edukimin mbi Median dhe Informacionin

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • 19
    QER
    Takimi i projektit INDCOR (Interactive Narrative Design for Complexity Representations)
  • 01
    QER
    Trajnim nga Faktoje.al
  • 17
    MAJ
    Seminaret MarCom: “Fuqia që studentët kanë sot”
  • 10
    MAJ
    Studentet e Departamentit të Shkencave të Komunikimit pjesë e "European Academy 2023" Joint Center for Albania- Serbia relations
  • 05
    MAJ
    Leksion i hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe Industriale”
  • 04
    MAJ
    Konferenca e VIII-të Studentore në Shkenca Komunikimi me temë “Mundësitë dhe sfidat e komunikimit në epokën e digjitalizimit”.
  • 13
    PRI
    Seminaret MarCom: “Zhvillimi i Brandit Personal”

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Thirrje për konferencën e Gjashtë studentore në Shkenca Komunikimi, 15 Qershor 2021
  • Departamenti i Shkencave të Komunikimit fton studentët e të bëhen pjesë e “MULTIMEDIA LAB 2021”
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Klubi i Debatit fton studentët në nivelin Bachelor të bëhen pjesë
  • Thirrje për konferencën e pestë studentore në Shkenca Humane
  • Leksion i hapur mbi gazetarinë invsetigative. I ftuar Gjergj Erebara
Home / Lajme / Activities

KALENDARI I AKTIVITETEVE

08
TET

Lutfi Dervishi: Gazetaria, profesioni më i mirë në botë

  Gazetari dhe analisti i njohur Lutfi Dervishi ishte personazhi i parë i ftuar në ciklin e leksioneve të hapura “Studenti dhe Profesioni”, organizuar nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër). Drejtori i informacionit në televizionin “Vizion +” diskutoi me studentët e komunikimit rreth temës: “Pse gazetaria është profesioni më i mirë në botë?" Para tyre ai përmendi faktin se pjesa më e madhe e audiencës përqendrohet tek rrjetet më të mëdha televizive, siç janë: BBC, CNN, DW, Al Jazeera etj., apo edhe në faqet kryesore të internetit, pasi i besojnë informacionit të dhënë prej tyre, duke e krahasuar këtë edhe me profesionet e tjera. “Askush nuk do të shkonte tek një dentist jo i mirë kur i dhemb dhëmbi. Edhe këtu në media është e njëjta situatë. Audienca fokusohet tek mediat ku ka krijuar besim”.    Interesimit të studentëve për tregun e punës në Shqipëri dhe rajon, z. Lutfi Dervishi iu përgjigj se tregu kërkon gjithnjë e më shumë profesionistë. “Tregu është i uritur për profesionistë. E rëndësishme është përmbajtja. Thelbi është tek përmbajtja dhe jo tek forma. Ajo që ne kërkojmë është cilësia. Kërkojmë njerëz që t’i kuptojnë, shpjegojnë dhe përcjellin zhvillimet”, tha z. Dervishi, duke shtuar se gazetarët duhet të jenë të aftë edhe në përdorimin e teknologjive të reja. Gjatë bashkëbisedimit të mëtejshëm ai theksoi se misioni bazë i gazetarëve është i njëjtë: Qeni roje! “’Qeni roje’ që do të ruajë pushtetin. Këtë do ta realizojë duke u bërë gjithnjë e më i aftë. Duke parë ku ke pasionin dhe duke e zhvilluar atë gjithnjë e më tepër. Gazetaria është më shumë pasion se sa profesion. Sytë e tu nuk janë si të kalimtarëve. Në atë që shikon nis të kërkosh diçka ndryshe”, iu drejtuar z. Lutfi Dervishi studentëve të komunikimit.   Ky ishte leksioni i parë i hapur organizuar  për këtë vit të ri akademik nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër). Cikli i leksioneve “Studenti dhe Profesioni” do të vazhdojë përgjatë gjithë kësaj jave dhe në javët në vazhdim, me të ftuar gazetarë dhe drejtues të mediave në vend.    
03
MAJ

Workshop: Mediat lokale shqiptare përballë sfidave të teknologjisë dhe realitetit të kohës.

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin Hëna e Plotë Bedër, në bashkëpunim me Unionin Shqiptar të Gazetarëve dhe Institutin Shqiptar të Medias. Organizoi më datë 03.05.2013 Workshopin me temë “Mediat lokale shqiptare përballë sfidave të teknologjisë dhe realitetit të kohës”.   Tema tërhoqi vëmendjen e përfaqësueve të 31 mediumeve të ndryshme, lokale, kombëtare. Në takim referuan Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave te Komunikimit në UHPB, Z.Ramadan Çipuri, Ambasadorja e Francës në Tiranë Znj. Christine Moro, Nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik z. Mark Marku, Kryetari i Unionit Shqiptar të Gazetarëve Z.Aleksandër Çipa, Kryetari i rrjetit të televizioneve lokale Z. Edmon Isaku etj.   Në fjalën e tij Z.Çipuri u fokusua në situatën aktuale me të cilën mediat lokale po përballen. Sipas tij, mediat në tërësi po përballen me realitetin e ri teknologjik, ku interneti po kthehet në një platformë për të gjitha ato. Nga ana tjetër, Znj. Christine Moro, Ambasadore e Francës, pasi vlerësoi organizimin e këtij aktiviteti në një ditë kaq të rëndësishme për lirinë e shtypit, bëri një pasqyrim mbi realitetin e lirisë së medias në botë, problematikat që hasen më shpesh nga gazetarët duke i ilustruar me shembuj nga tregu mediatik francez. Znj. Moro u ndal më pas në çështjet që lidhen me etikën e medias si një element tepër i rëndësishëm.Ndërkohë kryetari i Unionit të Gazetarëve shqiptarë , Z. Aleksandër Çipa u ndal më shumë në nevojën e respektimit të normave të etikës dhe deontologjisë nga ana e mediave shqiptare.    Më pas të pranishmit firmosën memorandumin e përgatitur nga Unioni i Gazetarëve. Në memorandum vihet theksi në domosdoshmërinë e rithemelimit të një ndërgjegjeje të munguar etike.  
04
PRI

Praktikat profesionale.

Departamenti i shkencave të komunikimit ka planifikuar edhe për vitin akademik 2012-13 që të gjithë studentët të kenë mundësinë e kryerjes së praktikave brenda dhe jashtë vendit. Kjo është e mundur në sajë, të marrëveshjeve që departamenti ka realizuar me institucione të ndryshme. Edhe gjatë këtij viti, departamenti synon që ta zgjerojë numrin e mediave, me të cilat do të bashkëpunojë, në kuadër të gërshetimit të teorisë me praktikën, element ky i rëndësishëm për studentët e shkencave të komunikimit.
05
MAR

Konferenca ndërkombëtare.

Do të organizohet një konferencë ndërkombëtare në muajin mars 2013. Do të mblidhen 10-12 emra më të njohur në gazetarinë shqiptare.
21
SHK

Konferenca studentore

Do të organizohen tri konferenca studentore gjatë vitit akademik 2012-2013. Do të përcaktohen temat në fillim të semestrit dhe do të njoftohen studiuesit e rinj në universitetet shqiptare. Kumtesat do të jenë mbrojtje e lëndës së cilës tema i përket.
01
JAN

Cikli “Studenti dhe profesioni”

Do të zhvillohen 10 leksione të hapura në semestër me pjesëmarrës, drejtues të redaksive të lajmeve në shtyp dhe në televizione.
  • <
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • >
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.