TË REJA Organizohet konferenca studentore " Impakti i Inteligjencës Artificiale në Media dhe Komunikim” Prezantimi i Projekteve Semestrale Albana Muçaj ndan eksperiencën e saj në biznes me studentët e PR-it Vizitë studimore rreth edukimit për median dhe informacionin në Slloveni Shefi i Zyrës së PR në Ambasadën Amerikane diskuton me studentët mbi lirinë e shtypit Zhvillohet trajnimi i parë i projektit “Edukimi mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” Instituti Shqiptar i Medias zhvillon trajnimin për Edukimin mbi Median dhe Informacionin KALENDARI I AKTIVITETEVE 19QER Takimi i projektit INDCOR (Interactive Narrative Design for Complexity Representations) 01QER Trajnim nga Faktoje.al 17MAJ Seminaret MarCom: “Fuqia që studentët kanë sot” 10MAJ Studentet e Departamentit të Shkencave të Komunikimit pjesë e "European Academy 2023" Joint Center for Albania- Serbia relations 05MAJ Leksion i hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe Industriale” 04MAJ Konferenca e VIII-të Studentore në Shkenca Komunikimi me temë “Mundësitë dhe sfidat e komunikimit në epokën e digjitalizimit”. 13PRI Seminaret MarCom: “Zhvillimi i Brandit Personal” NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Thirrje për konferencën e Gjashtë studentore në Shkenca Komunikimi, 15 Qershor 2021 Departamenti i Shkencave të Komunikimit fton studentët e të bëhen pjesë e “MULTIMEDIA LAB 2021” Rifillimi i Procesit Mësimor Klubi i Debatit fton studentët në nivelin Bachelor të bëhen pjesë Thirrje për konferencën e pestë studentore në Shkenca Humane Leksion i hapur mbi gazetarinë invsetigative. I ftuar Gjergj Erebara Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 12NËN `Fit for future` nga Arlinda Çausholli Arlinda Çausholli, Drejtoreshë Komunikimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ishte e ftuar në një leksion të hapur me studentët e Departamentit të Komunikimit në kuadër të ciklit të seminareve “MarketingCommunications” ku referoi rreth temës “Fit For Future”. Bashkebisedimi me studentët filloi me një prezantim paraprak të kompetencave aktuale të Znj. Çausholli në aeroportin e Tiranës, për të vijuar më tej me një rezyme të strukturës, punës si dhe të funksionimit të kompanisë së lartëpërmendur. Gjatë prezantimit të temës ajo theksoi se programi i komunikimit Fit For Future, ka për qëllim të promovojë cilësinë e komunikimit profesional dhe njerëzor, të japë nota të mendimit pozitiv dhe të krijojë një frymë bashkëpunimi qytetar. “Në këtë Program interaktiv kanë marrë pjesë deri tani rreth 350 punonjës të nivelit menaxherial, administrativ dhe operacional të instiucioneve private dhe shtetërore më kryesore të vendit” – tha ajo. 10 rregullat themelore të komunikimit profesional dhe të të folurës në publik ishte një tjetër pikë ku u ndal takimi referimi i Znj. Çausholli. Bashkëbisedimi vazhdoi më tej me pyetje të shumta nga studentët ku nuk munguan as propozimet për përmirësim të shërbimeve në Aeroportin e Tiranës. 27MAJ International Day 2015 Aktiviteti do të zhvillohet në 28 maj 2015 Studentët ashtu si dhe herët e tjera të vendosur në stenda të caktuara do të përfaqësojnë vendin e tyre me veshje dhe ushqime tradicionale. Qëllimi i këtij organizimi është krijimi i një ambjenti multikulturor që ka në thelb njohjen dhe promovimin e pothuajse 17 kulturave (shteteve) të ndryshme nga të cilat vijnë studentët tanë. 26MAJ Konferencë në vijim të fushatës mbi nxitjen e të rinjve për të votuar Studentët e vitit të 3-të të Departamentit të Shkencave të Komunikimit, në kuadër të fushatës së sensibilizimit të të rinjve për të votuar, organizuan konferencën studentore me temë “Domosdoshmëria e pjesëmarrjes së të rinjve në zgjedhje”. Në sesionin e hapjes ku ishin të pranishëm Dr Mark Small, Gazetari Bledi Mane, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit Rahim Ombashi, Mirela Çupi përfaqësuese e Ambasadës Amerikane, Orilda Kalami, mëuese në shkollën e mesme publike “Don Bosko” si dhe pedagogia përgjegjëse e fushatës së studentëve të komunikimit Edlira Mali. Aktiviteti vazhdoi më tej me prezantimin e punimeve të përgatitura nga vetë studentët si dhe maturantë të gjimnazeve të Tiranës të cilët ndanë me të pranishmit pikëpamjet e tyre rreth procesit të të votuarit dhe rëndësisë që ka ky hap në vendimmarrje. Në fund të aktivitetit pjesëmarrësit u vlerësuan me certifikata dhe çmime të ndryshme sipas performancës gjatë prezantimit dhe temës së zgjedhur për të trajtuar. Kështu çmimi i parë i dytë dhe i tretë shkoi për studenët: Luçiana Ndreshkjana, Eralda Klosi, Hygerta Pemaj. 14MAJ Organizohet Konferenca e 3-te studentore në komunikim Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin Bedër zhvilloi për të 3-tin vit radhazi konferencën studentore me temë: “Media dhe komunikimi masiv në epokën digjitale”. Studentët e vitit të 3-të të programit bachelor prezantuan para të pranishmëve punimet individuale si dhe i’u përgjigjën pyetjeve të ndryshme nga këta të fundit. Ndër temat e shumta që u trajtuan në 2 sesionet përbërëse të konferencës përmendim: Rrjetet sociale si burim i lajmit, Faqet e para të gazetave në Shqipëri, Reklama përmes rrjeteve sociale, Revista shqiptare në epokën e internetit, Lajmi në median vendase, Ligji i ri për të drejtën e informaimit në Shqipëri si dhe shumë tema të tjera aktuale që prekin aspekte të ndryshme të medias dhe komunikimit masiv në epokën e teknologjisë moderne. Punimet e konferencës u përshëndetën nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Dr Ayhan Tekineş, si dhe pedagogë të tjerë të pranishëm nga Departamenti i Komunikimit, të cilët përgëzuan studentët për punimet e realizuara si dhe vlerësuan konferencën si një nismë të vlefshme në formimin profesional të tyre. Në fund të prezantimeve moderatorët e sesioneve përkatëse shpërndanë çertifikatat e falenderimeve për të gjithë studentët që u bënë pjesë e kësaj eksperience. 22PRI Auron Pasha në MarCom: Hulumtimet e tregut dhe opinionit - Procese dhe Aplikime Auron Pasha, Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i “IDRA Reseach & Consulting”, kompani hulumtimesh tregu dhe opinioni, ishte i pranishëm në aktivitetin e radhës në ciklin e seminareve “MarCom”. Tema që ai referoi ishte “Hulumtimet e tregut dhe opinionit - Procese dhe Aplikime”. Në seminarin e zhvilluar për studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit, Z.Pasha u përqendruar në praktikat më të fundit të organizimit të sondazheve me tematika të ndryshme, si dhe mbi detajet që duhen patur parasysh në hartimin e pyetësorëve mbi çështje të caktuara. Gjatë seminarit, një rëndësi e veçantë iu kushtua edhe analizës së audiencës, si dhe problemeve që tregu shqiptar hah me matshmërinë e saj. 17PRI Rafaela Rica:"Këmbëngulja, çelësi i suksesit" Rinis sërisht cikli i seminareve “MarCom” ku Rafaela Rica, themeluese e njëkohësisht administratore e agjencisë së reklamave “Iceberg Communication” referoi rreth temës: “Nga ideja në traditë’’. Pasi bëri një përmbledhje të shkurtër të rrugëtimit në themelimin e “Iceberg Communication” Rafela ndau me të pranishmit sfidat, aktualitetin, vizionin për të ardhmen e agjensisë si dhe disa nga eventet më të rëndësishme të realizuara deri më tani. Rafaela theksoi si bazë për vazhdimësi dhe sukses të punës, këmbënguljen dhe gjetjen e ideve të reja. Më e mira është të kesh një fushë specifike ku të ndjehesh i aftë dhe të njihesh për të, se sa të ngelesh në kuadrin e masës. Në fund të leksionit ajo iu përgjigj pyetjeve të studentëve duke u mundësuar përveç anës teorike, një aftësim praktik. 15PRI Klubi i debatit: Studentët debatojnë mbi tema të ndryshme Klubi i Debatit në universitetin Hëna e Plotë (Beder) nis ciklin e konkursit midis studentëve të Departamentiti të Shkencave të Komunikimit. Në këtë konkurs marrin pjesë shtatë grupe studentore dhe në fazat e mëvonshme do të vazhdojnë vetem tre grupet kualifikuese. Ky organizimin funksionon në bazë të një shorteu midis grupeve pjesmarrëse në debat. Përballja e grupeve dhe qëndrimi i tyre ndaj temave janë rastësore. Tema e parë e debatit ‘’Lira e medias, deri ku’’ solli në përballje një grup studentësh të vitit të tretë kundër vitit të dytë. Përgatitja serioze dhe argumentet e forta vështirësuan punën e jurisë, ku rezultati final kishte vetëm katër pikë diferencë në favor të studentëve të vitit të tretë. 26MAR Studiues nga 11 shtete referojnë në konferencën mbi median e komunikimin Studiues nga 11 shtete dhe 21 universitete të ndryshme, të mbledhur në konferencën ndërkombëtare mbi studimet në media dhe komunikim, diskutuan mbi zhvillimet dhe sfidat me të cilat përballet industria e medias. Akademikë dhe profesionistë të fushës së medias, nga Franca, Irlanda, Turqia, Belgjika, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, etj., referuan punimet e tyre shkencore duke synuar tu japin përgjigje dilemave dhe problematikave që kanë sjellë ndryshimet teknologjikë në industrinë e medias. Temat në konferencë përfshijnë ndarjen e informacionit mbi kërkimin shkencor, zhvillimin, aplikimet e industrisë së medias, mediumet sociale, marketingun, komunikimin politik etj. Raportet e reja të pronësisë së medias kanë sjellë gjithashtu marrëdhënie të reja të pronarëve me produktin e medias, cilësinë e tij, me reklamuesit, politikanët dhe aktorët e tjerë. Në fjalën e tij përshëndetëse, rektori i universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), Dr. Ferdinand Gjana, shtroi rëndësinë e trajtimit të tematikave të tilla në kushtet e dixhitalizimit dhe trendeve të reja të medias. Punimet e konferencës u përshëndetën nga Prof. Artan Fuga, drejtues i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, i cili u ndal në dinamikat e viteve të fundit, ku media tradicionale po sfidohet nga mjetet e reja të komunikimit. Media e re dixhitale po krijon jo pak dilema dhe pikëpyetje, në lidhje me efektivitetin, besueshmërinë dhe audiencën. Ai u shpreh për rëndësinë që ka organizimi në partneritet me disa institucione i kësaj konference, duke uruar që referuesit, nëpërmjet punimeve të tyre, t’u japin përgjigje dilemave dhe zhvillimeve të fundit në industrinë e medias. Zëvendësambasadori i Francës në Shqipëri, Didier Guilbert shprehu nderimin e pjesëmarrjes në këtë konferencë me rëndësi ndërkombëtare në kushtet e lindjes së platformave të reja të komunikimit. Ai vuri gjithashtu në dukje dhe bashkëpunimin e ngushtë mes Universitetit “Hëna e Plotë” ( Bedër) me ambasadën franceze në aktivitete të ndryshme në kuadër të frankofonisë. Prof. Dr. Briseida Mema, në cilësinë e kryetares së konferencës, u ndal në aktualitetin dhe rëndësinë që ka diskutimi i temave, në lidhje me industrinë e medias. Ajo theksoi se teknologjia ecën me ritme të shpejta dhe në këtë aspekt u takon studiuesve, gazetarëve dhe njerëzve të medias që të ecin me po atë ritëm për të mos ngelur mbrapa zhvillimeve teknologjike. Nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Alfred Peza, tha se aktivitete të kësaj natyre u shërbejnë jo vetëm profesionistëve të medias, por edhe publikut dhe politikëbërësve. Z. Peza u ndal edhe në procesin e kalimit në transmetime dixhitale si një detyrim ndërkombëtar. I ftuar si folësi kryesor ishte Prof. Eric Scherer nga Franca, njëkohësisht edhe drejtor i “Future Media” në Televizionin Francez. Profesor Scherer paraqiti për audiencën 10 sfidat e revolucionit digjital, si edhe të industrisë mediatike që duhet të përshtatet me ndryshimet. Profesor Scherer, autor i esesë “A kemi më nevojë për gazetarët”, tha se rrjetet sociale, si: Facebook, Twitter, Snapchat, etj., po përhapen me hapa gjigantë, ndërsa media tradicionale po përpiqet të integrojë këto forma të reja komunikimi. Ai gjithashtu u shpreh se sipërmarrja në media është vështirësuar dhe dixhitalizimi sjell nevojën e ekspertëve në këtë fushë. Konferenca Ndërkombëtare mbi studimet në media dhe komunikim me temë: “Industria e medias, trendet, dinamika dhe sfidat’’, u organizua nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër), në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, “Ipek University” në Ankara, Universitetin e Prishtinës dhe Unionin e Gazetarëve të Shqipërisë.