

Auron Pasha, Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i “IDRA Reseach & Consulting”, kompani hulumtimesh tregu dhe opinioni, ishte i pranishëm në aktivitetin e radhës në ciklin e seminareve “MarCom”. Tema që ai referoi ishte “Hulumtimet e tregut dhe opinionit - Procese dhe Aplikime”.
Në seminarin e zhvilluar për studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit, Z.Pasha u përqendruar në praktikat më të fundit të organizimit të sondazheve me tematika të ndryshme, si dhe mbi detajet që duhen patur parasysh në hartimin e pyetësorëve mbi çështje të caktuara.
Gjatë seminarit, një rëndësi e veçantë iu kushtua edhe analizës së audiencës, si dhe problemeve që tregu shqiptar hah me matshmërinë e saj.