`Fit for future` nga Arlinda Çausholli

Arlinda Çausholli, Drejtoreshë Komunikimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ishte e ftuar në një leksion të hapur me studentët e Departamentit të Komunikimit në kuadër të ciklit të seminareve “MarketingCommunications” ku referoi rreth temës “Fit For Future”.
 
Bashkebisedimi me studentët filloi me një prezantim paraprak të kompetencave aktuale të Znj. Çausholli në aeroportin e Tiranës, për të vijuar më tej me një rezyme të strukturës, punës si dhe të funksionimit të kompanisë së lartëpërmendur.
Gjatë prezantimit të temës ajo theksoi se programi i komunikimit Fit For Future, ka për qëllim të promovojë cilësinë e komunikimit profesional dhe njerëzor, të japë nota të mendimit pozitiv dhe të krijojë një frymë bashkëpunimi qytetar.
“Në këtë Program interaktiv kanë marrë pjesë deri tani rreth 350 punonjës të nivelit menaxherial, administrativ dhe operacional të instiucioneve private dhe shtetërore më kryesore të vendit” – tha ajo.
 
10 rregullat themelore të komunikimit profesional dhe të të folurës në publik ishte një tjetër pikë ku u ndal takimi referimi i Znj. Çausholli.
 
Bashkëbisedimi vazhdoi më tej me pyetje të shumta nga studentët ku nuk munguan as propozimet për përmirësim të shërbimeve në Aeroportin e Tiranës.