

Studentët e vitit të 3-të të Departamentit të Shkencave të Komunikimit, në kuadër të fushatës së sensibilizimit të të rinjve për të votuar, organizuan konferencën studentore me temë “Domosdoshmëria e pjesëmarrjes së të rinjve në zgjedhje”.
Në sesionin e hapjes ku ishin të pranishëm Dr Mark Small, Gazetari Bledi Mane, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit Rahim Ombashi, Mirela Çupi përfaqësuese e Ambasadës Amerikane, Orilda Kalami, mëuese në shkollën e mesme publike “Don Bosko” si dhe pedagogia përgjegjëse e fushatës së studentëve të komunikimit Edlira Mali.
Aktiviteti vazhdoi më tej me prezantimin e punimeve të përgatitura nga vetë studentët si dhe maturantë të gjimnazeve të Tiranës të cilët ndanë me të pranishmit pikëpamjet e tyre rreth procesit të të votuarit dhe rëndësisë që ka ky hap në vendimmarrje.
Në fund të aktivitetit pjesëmarrësit u vlerësuan me certifikata dhe çmime të ndryshme sipas performancës gjatë prezantimit dhe temës së zgjedhur për të trajtuar. Kështu çmimi i parë i dytë dhe i tretë shkoi për studenët: Luçiana Ndreshkjana, Eralda Klosi, Hygerta Pemaj.