TË REJA Organizohet konferenca studentore " Impakti i Inteligjencës Artificiale në Media dhe Komunikim” Prezantimi i Projekteve Semestrale Albana Muçaj ndan eksperiencën e saj në biznes me studentët e PR-it Vizitë studimore rreth edukimit për median dhe informacionin në Slloveni Shefi i Zyrës së PR në Ambasadën Amerikane diskuton me studentët mbi lirinë e shtypit Zhvillohet trajnimi i parë i projektit “Edukimi mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” Instituti Shqiptar i Medias zhvillon trajnimin për Edukimin mbi Median dhe Informacionin KALENDARI I AKTIVITETEVE 19QER Takimi i projektit INDCOR (Interactive Narrative Design for Complexity Representations) 01QER Trajnim nga Faktoje.al 17MAJ Seminaret MarCom: “Fuqia që studentët kanë sot” 10MAJ Studentet e Departamentit të Shkencave të Komunikimit pjesë e "European Academy 2023" Joint Center for Albania- Serbia relations 05MAJ Leksion i hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe Industriale” 04MAJ Konferenca e VIII-të Studentore në Shkenca Komunikimi me temë “Mundësitë dhe sfidat e komunikimit në epokën e digjitalizimit”. 13PRI Seminaret MarCom: “Zhvillimi i Brandit Personal” NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Thirrje për konferencën e Gjashtë studentore në Shkenca Komunikimi, 15 Qershor 2021 Departamenti i Shkencave të Komunikimit fton studentët e të bëhen pjesë e “MULTIMEDIA LAB 2021” Rifillimi i Procesit Mësimor Klubi i Debatit fton studentët në nivelin Bachelor të bëhen pjesë Thirrje për konferencën e pestë studentore në Shkenca Humane Leksion i hapur mbi gazetarinë invsetigative. I ftuar Gjergj Erebara Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 03DHJ Barbel Moser: Lufta për audiencë fitohet me objektivitet, jo me mjete financiare Barbel Moser, Drejtore e Zhvillimit Ndërkombëtar në Radio France International mbajti një leksion të hapur me studentët e masterit në Departmentin e Shkencave të Komunikimit. Znj Moser shpjegoi sistemin e funksionimit të Radio France International, gjuhët e komunikimit, stafin e saj, si edhe grupin mediatik në tërësi. Studentët u njohën me fillesat e para të medias ndërkombëtare dhe vazhdimësinë ndër vite. Në të njëjtën kohë, Moser shpjegoi edhe përshtatjen e Radio France International me teknologjinë dhe kalimin e lajmit edhe në forma të tjera komunikimi. Sipas Barbel Moser, objektiviteti është ai që diferencon RFI nga mediat e tjera. Ajo tregoi raste të grupeve mediatike, të cilët zotërojnë teknologji më të mirë por nuk arrijnë të marrin dëgjuesit dhe ndjekësit e RFI, pasi lufta dhe konkurrenca bëhen me objektivitet dhe jo me mjete financiare. Pyetjes se a do të mbijetojë radio, znj Moser iu përgjigj po. Radio do të mbijetojë sepse është një mjet komunikimi pa pagesë, njerëzit kanë afrimitet me radion, si edhe urbanizimi ku njerëzit për shkak të trafikut kalojnë më shumë kohë në makinë e dëgjojnë më shumë radio. Radio mund të ketë audiencë nëse gazetari di të tërheqë vëmendjen, nëpërmjet paraqitjes së lajmit në një formë të veçantë. Pas leksionit, u zhvillua një bisedë interaktive ku znj Moser u drejtoi disa pyetje studentëve, e më pas filloi t’u përgjigjej pyetjeve të tyre. Ajo shtoi se gazetaria është një profesion sa i bukur aq edhe i vështirë por në qendër qëndron pasioni. 02DHJ MarCom Seminars: Landmark Communications përpara studentëve të Bedër Ideimi, planifikimi dhe meaxhimi i fushatave publicitare ishte tema e prezantimit të Landmark Communications me studentët e Departamentit të Komunikimit. Në seminarin e katërt të ciklit “MarCom Seminars”, Odeta Male (Managing Director) dhe George Spiliopoulos (Creative Director) mbajtën një leksion të hapur me studentët në lidhje me hapat që ndërmerren për realizimin e spoteve publicitare dhe eventet në tërësi. Ky leksion ishte një ndërthurje midis teorisë dhe praktikës. Të ftuarit shpjeguan eksperiencat e tyre në organizimin e eventeve , ku më shumë spikati fushata e Albtelecom dhe Eagle Mobile ‘’Puthe’’. Z. Male tha se të punosh në një agjenci reklamash kërkon shumë angazhim dhe pasion. E veçanta e kësaj pune sipas saj qëndron në faktin se në çdo fushatë, reklamë ose event duhet një impenjim ndryshe dhe pikërisht këtu qëndron e bukura. Leksioni më pas kaloi në një bashkëbisedim interaktiv ku studentët pyetën në detaje në lidhje me kohëzgjatjen e realizimit të një spoti publicitar, hapat që ndiqen si edhe pyetje specifike në lidhje me evente të caktuara. 27NËN Nis trajnimi “Arti i Komunikimit” Studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit nisën ciklin e trajnimit “Arti i Komunikimit” ofruar nga Qendra e Medias dhe Komunikimit në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave të Komunikimit pranë SHL Hëna e Plotë Bedër. Ky cikël përmban 16 orë ku do të trajtohen tema të ndryshme të përgatitura nën kujdesin e lektorit, Pandi Gjata. Objektivat e këtij trajnimi janë që studentët të ushtrohen në praktikë se si të qëndrojnë para mikrofonit dhe kameras, si të impostohen në situata të caktuara, si të vendosin pikën dhe presjen në fjalitë që lexojnë, ku duhet t’i japin forcë fjalës dhe fjalisë, si të përdorin intonacionin e duhur, etj. Studentët janë ndarë në dy grupe dhe përmes detyrave do të organizohen në mënyrë të tillë që ta ndjejnë veten si në një redaksi radioje apo televizioni. Ato do të ndajnë me njëri tjetrin “rolin” e gazetarit, reporterit në terren, spikerit, drejtuesit të emisionit etj. Në këtë formë studentët do të familjarizohen me terrenin dhe praktikën, ku përveç bagazhit teorik studentët do të të njihen edhe me detaje të rëndësishme të punës së përditshme të një reporteri në radio apo television. Në fund të kësaj lënde synohet që studentët të jenë një hap para kolegëve të tyre të të njëjtit profil kur të përballen me redaksinë e radios apo televizionit. 26NËN Emanuela Pepkola: Përfaqësimi i kauzës së drejtë garanton suksesin në një fushatë Administratorja e Fondacionit Down Syndrome Albania, Emanuela Pepkola, ishte e ftuar në një leksion të hapur me studentët e programit Master në Shkenca Komunikimi, ku bashkëbisedimi me ta u përqendrua kryesisht në menaxhimin e një fushate marketingu. Znj. Pepkola ndau me studentët eksperiencën e saj në ngritjen e fondacionit që ajo aktualisht drejton, duke filluar që nga proceset e brainstorming, peripecitë në përdorimin e networkut, organizimin e eventeve, komunikimin dhe suportimin nga media si dhe elementët e tjerë përbërës në shërbim të nismës së saj e deri tek suksesi i arritur. Pyetjes se a do të kishte të njëjtin rezulatat nëse nisma e saj do të përfaqësonte një tjetër kauzë Emanuela iu përgjigj se vështirësitë do të ishin më të shumta. Pasi, çështje të tilla si fëmijët me sindromën down janë çështje që ngjallin emocion dhe reagim tek publiku, i çfarëdolloji qoftë ai. Dhe ishte pikërisht natyra e kësaj ajo çfarë garantoi suksesin në krijimin e fondacionit Down Syndrome Albania dhe duhet theksuar se gjithçka në këtë fushatë është arritur vetëm me kontribuimin dhe vullnetarizmin e individëve dhe subjekteve të ndryshme. Një pjesë tjetër e rëndësishme e këtij takimi ishin diskutimet dhe sugjerimet që Emanuela u dha studentëve të komunikimit në fushatën që ata aktualisht kanë ndërmarrë, e cila konsiton në pasurimin e bibliotekës së Bedër me 5000 tituj librash. Bashkebisedimi vazhdoi më tej me pyetje të shumta nga studentët të cilët interesin e shfaqën në procese të ndryshme që përfshijnë fushatat e marketingut në Shqipëri dhe më gjerë. 25NËN Prezantohen mundësitë që Qendra e medias ofron për studentët Studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit janë njohur me mundësitë që qendra e medias dhe Komunikimit pranë SHL Hëna e Plotë Bedër ofron. Administrator i Qendrës, z.Agron Hoxha, në prezantimin që bëri theksoi se aktiviteti ,i planifikuar përgjatë vitit akademik 2014-2015 do t’u mundësojë studentëve të Shkencave të Komunikimit praktika të shumta profesionale, si edhe trajnime të ndryshme. Sipas z.Hoxha, njësitë përbërëse të Qendrës së Medias dhe Komunikimit janë Radio Spektrum, Portali Objektiv.al, Revista Objektiv,Gazetastart.com, si dhe studioja televizive e cila është në ndërtim e sipër. Në funskion të studentëve janë edhe dy ambiente redaksish informacioni, si dhe një sallë seminaresh e pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme teknologjike për trajnime të formave të ndryshme. Tërheqëse për studentët janë edhe dy pikat e montazhit video e audio, ku studentët mund jo vetëm të mësojnë këto teknika, por edhe ti praktikojnë ato. Disa nga trajnimet që do të zhvillohen gjatë këtij viti akademik janë : Arti i komunikimit - Diksion Teknikat e përdorimit të kameras Arti i fotografisë Teknikat e radios Teknikat e televizionit Shkrim e raportim lajmi Montazh audio dhe video Një vend të rëndësishëm në aktivitetin e qendrës do të zënë edhe workshop-et e menduara të organizohen në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave të komunikimit, me tema konkrete mbi zhvillimin e gazetarisë sportive, mediave të reja, praktikave të korespendetëve të huaj, gazetaria e kronikës etj. 24NËN Fisnik Ismaili: 2000 euro ulën 20 % importet serbe Vetëm 2000 euro mjaftuan për të ulur me mbi 20 përqind importimin e mallrave serbe në Kosovë. Kështu u shpreh para studentëve të Departamentit të Shkencave të Komunikimit Fisnik Ismaili, drejtor i kompanisë së marketingut ‘’Karrota’’ dhe deputet i Republikës së Kosovës, teksa shpjegoi metodat bashkëkohore të marketingut. I ftuar në kuadër të ciklit të seminareve MarCom, z.Ismaili prezantoi eksperiencat e tij duke nisur nga puna e parë, një poster për Apple e më pas shtoi se në fushën e marketingut ti vlen aq sa vlen projekti yt i fundit, por në të vërtetë ai është gjithmonë në kërkesë për punë më të mëdha që të afirmohet si drejtor kreativ në këtë fushë. Një pjesë e rëndësishme e këtij prezantimi ishin edhe punë, të cilat ai i cilësoi si projekte me një lidhje emocionale të veçantë. Ndër punët e përmendura ishte posteri ‘’Nato just do it’’. Ky poster u realizua një vit përpara ndërhyrjes se Natos në Kosovë dhe u shpërnda mediatikisht duke shërbyer si një lobim për të çliruar Kosovën. Një tjetër projekt të cilin z.Ismaili e paraqiti me shumë dëshirë ishte ‘’Newborn’’ ku shpjegoi se u realizua në anglisht në mënyrë që të shpërndahej dhe të kuptohej edhe në skenën ndërkombëtare. Ai shpjegoi edhe përpjekjet për të fituar zgjedhjet lokale në Kosovë nën dritën e marketingut, duke u mundësuar studentëve një njohje praktike të temës në fjalë. Fisnik Ismaili ka fituar shtatë çmime ndërkombëtare ku përfshihen ‘’Cannes Lion’’, ‘’Golder Drum’’, Eurobest etj. Të jetosh marketingun sipas Fisnik Ismailit do të thotë ta dashurosh këtë profesion ku forca shtytëse është ndikimi që kjo punë ka në publikun e gjerë. 24NËN Çelet zyrtarisht fushata “Libri është i vetmi kopsht që mbillet për të tjerët” Ceremonia e hapjës së fushatës “Libri është i vetmi kopsht që mbillet për të tjerët” e organizuar në ambjentet e Universitetit Bedër mblodhi sëbashku figura të shumta letrare, shtëpi botuese, gazetarë, autorë si dhe një numër të konsiderueshëm studentësh dhe të ftuarish. Nën moderimin e gazetares së News 24 Anisa Ymeri, të ftuarit e nderit Ana Kove, Shkrimtare, Fisnik Ismaili, Deputet i Republikës së Kosovës si dhe Prof. Asoc. Dr Rahim Ombashi përshëndetën punimet e kësaj fushate të ndërmarrë nga studentët e Bedër si dhe inkurajuan dhe shprehën mbështetjen e tyre në hapat pasardhës të kësaj nisme. Një pikë tjetër e rëndësishme e këtij aktiviteti ishte dhurimi i 220 tituj librash nga të pranishmit, duke e çuar këtë numër në 1047 libra të dhuruar gjithsej që nga fillimi i fushatës. Fushata do të vazhdojë aktivitetin e saj edhe për 3 muajt e ardhshëm ku synohet të arrihet një numër prej 5000 tituj librash të dhuruar. Ju rikujtojmë se disa nga mënyrat për të kontribuar edhe TI në këtë fushatë janë: 1. Bëje Like dhe Share këtë faqe në mënyrë që sa më shumë persona të informohen rreth fushatës. 2. Dhuro të paktën një libër pranë bibliotekës së Universitetit Bedër për këtë fushatë. 3. Transmetoje mesazhin tek të gjithe miqtë dhe të njohurit e tu që edhe ata të kontribuojnë në këtë fushatë. Jeni të mirëpritur ti bashkangjiteni kësaj fushate duke dhuruar edhe ju Çdo kontribut është i vlefshëm 18NËN Leximet nën Hënën e Plotë nisin me Luljeta Lleshanakun Të qenurit mbesë e Abaz Kupit ka qenë një shtysë për krijimtarinë time. Kështu u shpreh poetja e mirënjohur shqiptare Luljeta Lleshanaku, e ftuar në ciklin e programeve “Lexime nën Hënën e Plotë”, të organizuar nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit. Znj. Lleshanaku tha se prejardhja e saj si nga nëna ashtu edhe nga babai, të qenurit mbesë e Abaz Kupit dhe Alush Lleshanakut, dy emrave të njohur e të persekutuar gjatë regjimit monist, ka qenë një burim frymëzimi për krijimtarinë e saj. “Asnjëherë nuk i pyeta mësuesit e mi se cilat ishin arsyet që ata përdornin për të fyer vazhdimisht familjarët e mi”, tha Lleshanaku. Mbrëmja poetike u shoqërua me analizë të poezisë së Znj.Lleshanaku, si edhe me interpretime prej saj, shkrimtarit të njohur Agron Tufa dhe prej studentëve të Departamentit të Shkencave të Komunikimit. Znj. Lleshanaku ishte e para që çeli serinë e leximeve autoriale me poetë, prozatorë, përkthyes dhe personalitete të kultures shqiptare ne SHL Hëna e Plotë Bedër. Ky cikël programesh moderohet nga shkrimtari i njohur, njëkohësisht pedagog i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, Prof.Agron Tufa.