Ceremonia e hapjës së fushatës “Libri është i vetmi kopsht që mbillet për të tjerët” e organizuar në ambjentet e Universitetit Bedër mblodhi sëbashku figura të shumta letrare, shtëpi botuese, gazetarë, autorë si dhe një numër të konsiderueshëm studentësh dhe të ftuarish.
Nën moderimin e gazetares së News 24 Anisa Ymeri, të ftuarit e nderit Ana Kove, Shkrimtare, Fisnik Ismaili, Deputet i Republikës së Kosovës si dhe Prof. Asoc. Dr Rahim Ombashi përshëndetën punimet e kësaj fushate të ndërmarrë nga studentët e Bedër si dhe inkurajuan dhe shprehën mbështetjen e tyre në hapat pasardhës të kësaj nisme.
Një pikë tjetër e rëndësishme e këtij aktiviteti ishte dhurimi i 220 tituj librash nga të pranishmit, duke e çuar këtë numër në 1047 libra të dhuruar gjithsej që nga fillimi i fushatës.
Fushata do të vazhdojë aktivitetin e saj edhe për 3 muajt e ardhshëm ku synohet të arrihet një numër prej 5000 tituj librash të dhuruar.
Ju rikujtojmë se disa nga mënyrat për të kontribuar edhe TI në këtë fushatë janë:
1. Bëje Like dhe Share këtë faqe në mënyrë që sa më shumë persona të informohen rreth fushatës.
2. Dhuro të paktën një libër pranë bibliotekës së Universitetit Bedër për këtë fushatë.
3. Transmetoje mesazhin tek të gjithe miqtë dhe të njohurit e tu që edhe ata të kontribuojnë në këtë fushatë.
Jeni të mirëpritur ti bashkangjiteni kësaj fushate duke dhuruar edhe ju
Çdo kontribut është i vlefshëm