Prezantohen mundësitë që Qendra e medias ofron për studentët

Studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit janë njohur me mundësitë që qendra e medias dhe Komunikimit pranë SHL Hëna e Plotë Bedër ofron. Administrator i Qendrës, z.Agron Hoxha, në prezantimin që bëri theksoi se aktiviteti ,i planifikuar përgjatë vitit akademik 2014-2015 do t’u mundësojë studentëve të Shkencave të Komunikimit praktika të shumta profesionale, si edhe trajnime të ndryshme.
 
Sipas z.Hoxha, njësitë përbërëse të Qendrës së Medias dhe Komunikimit janë Radio Spektrum, Portali Objektiv.al, Revista Objektiv,Gazetastart.com,  si dhe studioja televizive e cila është në ndërtim e sipër. Në funskion të studentëve janë edhe dy ambiente redaksish informacioni, si dhe një sallë seminaresh e pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme teknologjike për trajnime të formave të ndryshme.
 
Tërheqëse për studentët janë edhe dy pikat e montazhit video e audio, ku studentët mund jo vetëm të mësojnë këto teknika, por edhe ti praktikojnë ato. 
 
Disa nga trajnimet që do të zhvillohen gjatë këtij viti akademik janë : 
  • Arti i komunikimit - Diksion
  • Teknikat e përdorimit të kameras 
  • Arti i fotografisë
  • Teknikat e radios
  • Teknikat e televizionit
  • Shkrim e raportim lajmi
  • Montazh audio dhe video
Një vend të rëndësishëm në aktivitetin e qendrës do të zënë edhe workshop-et e menduara të organizohen në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave të komunikimit, me tema konkrete mbi zhvillimin e gazetarisë sportive, mediave të reja, praktikave të korespendetëve të huaj, gazetaria e kronikës etj.