Ideimi, planifikimi dhe meaxhimi i fushatave publicitare ishte tema e prezantimit të Landmark Communications me studentët e Departamentit të Komunikimit.
Në seminarin e katërt të ciklit “MarCom Seminars”, Odeta Male (Managing Director) dhe George Spiliopoulos (Creative Director) mbajtën një leksion të hapur me studentët në lidhje me hapat që ndërmerren për realizimin e spoteve publicitare dhe eventet në tërësi.
Ky leksion ishte një ndërthurje midis teorisë dhe praktikës. Të ftuarit shpjeguan eksperiencat e tyre në organizimin e eventeve , ku më shumë spikati fushata e Albtelecom dhe Eagle Mobile ‘’Puthe’’.
Z. Male tha se të punosh në një agjenci reklamash kërkon shumë angazhim dhe pasion. E veçanta e kësaj pune sipas saj qëndron në faktin se në çdo fushatë, reklamë ose event duhet një impenjim ndryshe dhe pikërisht këtu qëndron e bukura.
Leksioni më pas kaloi në një bashkëbisedim interaktiv ku studentët pyetën në detaje në lidhje me kohëzgjatjen e realizimit të një spoti publicitar, hapat që ndiqen si edhe pyetje specifike në lidhje me evente të caktuara.