Klubi i Debatit në Universitetin “Hëna e Plotë-BEDËR”, filloi zhvillimin e debateve mes grupeve studentore. Tema e parë ishte: “Bullizmi në shkolla”. Grupet e përbëra nga studentët Franko Hoxha, Ismail Spahiu dhe Elton Cara nga njëra anë dhe Ervin Muça, Elsid Halili dhe Sefer Çela nga ana tjetër shtruan argumentet e tyre në lidhje me këtë femomen si edhe zgjidhjet e mundshme për parandalimin e kësaj qasjeje.
Studentët debatuan nëse ishte zgjidhje për ndalimin e bullizmit në shkolla kategorizimi i tij si një krim të dënueshëm penalisht duke marrë parasysh edhe dëmet e mëdha fizike dhe psikologjike që ai shkakton.
Gjatë 40 minutave të debatit studentët shtruan argumentet e tyre në mbrojtje të qendrimit nëse është zgjidhje apo jo dënimi penal për shfaqjet e bullizmit në shkolla.
Në përfundim, juria shpalli fitues grupin e përbërë nga studentët Ervis Muça, Elsid Halili dhe Sefer Çela, të cilët mbrojtën me argumente më shterruese qendrimin e tyre.