TË REJA Organizohet konferenca studentore " Impakti i Inteligjencës Artificiale në Media dhe Komunikim” Prezantimi i Projekteve Semestrale Albana Muçaj ndan eksperiencën e saj në biznes me studentët e PR-it Vizitë studimore rreth edukimit për median dhe informacionin në Slloveni Shefi i Zyrës së PR në Ambasadën Amerikane diskuton me studentët mbi lirinë e shtypit Zhvillohet trajnimi i parë i projektit “Edukimi mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” Instituti Shqiptar i Medias zhvillon trajnimin për Edukimin mbi Median dhe Informacionin KALENDARI I AKTIVITETEVE 19QER Takimi i projektit INDCOR (Interactive Narrative Design for Complexity Representations) 01QER Trajnim nga Faktoje.al 17MAJ Seminaret MarCom: “Fuqia që studentët kanë sot” 10MAJ Studentet e Departamentit të Shkencave të Komunikimit pjesë e "European Academy 2023" Joint Center for Albania- Serbia relations 05MAJ Leksion i hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe Industriale” 04MAJ Konferenca e VIII-të Studentore në Shkenca Komunikimi me temë “Mundësitë dhe sfidat e komunikimit në epokën e digjitalizimit”. 13PRI Seminaret MarCom: “Zhvillimi i Brandit Personal” NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Thirrje për konferencën e Gjashtë studentore në Shkenca Komunikimi, 15 Qershor 2021 Departamenti i Shkencave të Komunikimit fton studentët e të bëhen pjesë e “MULTIMEDIA LAB 2021” Rifillimi i Procesit Mësimor Klubi i Debatit fton studentët në nivelin Bachelor të bëhen pjesë Thirrje për konferencën e pestë studentore në Shkenca Humane Leksion i hapur mbi gazetarinë invsetigative. I ftuar Gjergj Erebara Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 12DHJ Konferenca me titull “Zhvillimi i një shkalle për matjen e nivelit të EMI dhe testimi tek studentë të grup moshës 18-24 vjeç” Ditën e sotme u zhvillua Konferenca me titull “Zhvillimi i një shkalle për matjen e nivelit të EMI (Edukimi mbi Median dhe Informacionin) dhe testimi tek studentë të grup moshës 18-24 vjeç”. Ky aktivitet përmbyllës i projektit me të njëjtin emër. Gjatë konferencës u prezantuan gjetjet e projektit të ndara në dy pjesë që përkojnë me dy objektivat kryesore të projektit. Pjesa e parë e projektit lidhet me ndërtimin e një shkalle për matjen e nivelit të EMI ( Edukimi mbi Median dhe Informacionin), duke parë dhe analizuar modele të ndryshme teorike dhe metodologjike të mëparshme, si dhe ato të aplikuara në këtë projekt si dhe në këtë disiplinë të Edukimit mbi Median. Ndërsa pjesa e dytë e projektit ka të bëjë me testimin e kësaj shkalle matëse te studentët në universitete shqiptare. Edukimi mbi median dhe Informacioni u mat në 11 dimensione të tilla si përdorimi; të menduarit; verifikimi; analiza; krijimi; shpenzimi; lidhja; informimi; mbrojtja; zgjedhja; pjesëmarrja. Sipas gjetjeve të projektit, niveli i edukimit mbi median dhe informacionin, i matur përmes një shkalle nga 1-5, varion nga dimesioni i mbrojtjes që është niveli më i ulët me 3.22, deri te dimensioni i analizës, i cili rezulton në nivelin më të lartë, 3.94. Në testimin e shkallës morën pjesë mbi 270 studentë nga Kolegji Universitar “Bedër”, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. I gjithë aktiviteti u konceptua në formën e një konferencë-workshop, ku pas prezantimit të rezultateve, pati pyetje dhe u zhvilluan diskutime. Përgjatë diskutimeve u theksua nevoja e sotme për EMI-n dhe sidomos nevoja për t’u matur, jo vetëm te studentët por edhe në nivele të tjera shoqërore, si dhe risitë që sjell projekti në vendin tonë. Studimi u realizua nga anëtarë të Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar “Bedër” Dr. Erlis Çela, MSc. Alban Tufa dhe MSc. Melsena Danglli. Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare”. 23NËN Leksion i hapur në kuadër të projektit " Dalloje rrenën" Studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit në KU Bedër morën sot pjesë ne ciklin e bisedave “Dalloje rrenën” me gazetaren Esiona Konomi . Znj. Konomi foli mbi Fake news dhe shpjegoi se si të dallojnë gënjeshtrën mediatike përmes disa hapave të thjeshtë. Kjo bisedë solli mjaft interaktivitet. Studentët sollën shembuj të shumtë të lajmeve të pavërteta dhe ndikimin e "Fake News" në audiencë. 17NËN Ceremonia hapëse e Konferencës së tretë Ndërkombëtare mbi studimet në Media dhe Komunikim Departamenti i Shkencave të Komunikimit organizoi sot ceremoninë e hapjes së Konferencës Ndërkombëtare mbi studimet në Media dhe Komunikim (ICCMS) me temë: “Komunikimi dhe zhvillimet e medias në epokën e dezinformimit dhe sfidave globale”. Ceremonia hapëse e konferencës nisi me përshëndetjen e Dr. Erlis Çela, Përgjegjësit të Departamentit të Shkencave të Komunikimit në KU Bedër, njëkohësisht Kryetari i Konferencës ICCSM 2022. Më tej rektori i Kolegjit Universitarë Bedër, Prof. Dr. Gjergj Sinani përshëndeti të pranishmit dhe i uroi të gjithë studiuesve dhe kumtuesve suksese në punimet e ICCMS 2022. Gjithashtu në ceremoninë hapësë përshëndetën edhe zv/rektori i Universiteti të Tiranës, Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti. Konferenca synon të bashkojë akademikë, studiues, gazetarë, ekspertë të komunikimit dhe medias, profesionistë të informacionit dhe medias, për të ndarë përvojat e tyre dhe rezultatet e kërkimit rreth çështjeve që lidhen me dezinformimin dhe ndikimin e sfidave globale. 15NËN Leksion i hapur me temë " Rëndësia e të njohurit të audiencave" Departamenti ynë kishte sot të ftuarën e radhës Prof. Assoc. Sally Ann Cruikshank pedagoge në Middle Tennessee State University. Me një eksperiencë 7 vjeçare në botën e televizionit si producente dhe 13 vite në botën akademike si profesoreshë e lëndëve që lidhen me median digjitale, ajo i këshilloi gazetarët e ardhshëm t’i kushtojnë vëmendje audiencës së tyre. “Hapi i parë drejt suksesit është pikërisht të menduarit pët audiencën, përpara se të fillosh të shkruash ngjarjen”- u shpreh Prof. Cruikshank. Gjatë prezantimit, Prof. Cruikshank dha shembuj konkretë nga eksperienca e saj si profesioniste e fushës duke e bërë më aktuale situatën për studentët. Nuk munguan dhe pyetjet nga audienca, duke i shtuar më tepër interaktivitet takimit. 15NËN Leksion i hapur me temë “Marrëdhëniet Publike në epokën e mediave sociale” Studentët e programit Master në Departamentin e Shkencave të Komunikimit zhvilluan ditën e djeshme leksionin e hapur me temë “Marrëdhëniet Publike në epokën e mediave sociale”. Leksioni u mbajt nga profesoresha amerikane Madeleine Luchsinger. E diplomuar në degën e Gazetarisë dhe Komunikimit në Middle Tennessee State University, Madeleine aktualisht është eksperte PR në agjencinë e marketingut Cision, ku kryesisht merret me etapën e vlerësimit të një fushate PR. Detyrat specifike të saj përfshijnë vlerësimin e fushatës së PR të klientëve me të cilët ajo bashkëpunon si dhe realizimin e një raporti final që u shërben atyre për suksesin e fushatës së ardhshme. “Për të patur një fushatë të suksesshme PR, nuk nevojitet thjesht një grup pune i rrjeteve sociale apo marrëdhënieve publike. Përkundrazi, është e domosdoshme që të dyja këto të bëhen bashkë për të marrë rezultatin e dëshiruar”- u shpreh profesoresha Madeleine. Gjatë leksionit, e iniciuar edhe nga pyetjet e të pranishmëve, znj. Luchsinger bëri dallimin mes influencuerave dhe VIP-ave, duke renditur qartë arsyet pse njëra prevalon mbi tjetrën dhe është një aset për fushatat e kompanive të ndryshme. Leksioni u shoqërua me komente, pyetje dhe ndarje eksperiencash mes studentëve dhe znj. Luchsinger, që e bënë takimin mjaft dinamik e interaktiv. 28TET Leksion i hapur me temë “Kompetencat e Komunikimit ndërkulturor” Departamenti Shkencave të Komunikimit dhe Departameni i Gjuhës dhe Letërsisë angleze në Kolegjin Universitar Bedër, zhvilluan ditën e djeshme leksionin e hapur me temë “Kompetencat e Komunikimit ndërkulturor”. E ftuar për leksion ishte profesoresha dhe shkrimtarja nga Universiteti Amerikan i Shkupit, Prof. Assoc Dr. Ivana Trajanoska. Ajo diskutoi me studentët e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze dhe Shkencave të Komunikimit në lidhje me kulturën, rëndësinë e saj në komunikim, bashkekzistencën e kulturave. Prof Trajanoska diskutoi me studentët idenë e të menduarit jashtë kutisë. Sipas saj, komunikimi ndërkulturor duhet të shihet si mënyrë të menduari jashtë kutisë. Leksioni u zhvillua në mënyrë interaktive, dhe student patën mundësinë të pyesnin dhe të angazhoheshin me ushtrime. 20TET Trajnim nga Faktoje.al Përfaqësues nga organizata Faktoje.al zhvilluan ditën e sotme një trajnim me studentët e departamentit tonë. Trajnimi i mbajtur nga Znj. Viola Keta dhe Z. Endi Kalemaj , ishte i ndarë në dy module, ku moduli i parë konsistonte në një shpjegim të përgjithshëm të lajmeve të rreme dhe dezinformimit. Znj. Viola e shoqëroi shpjegimin e këtyre fenomeneve me raste konkrete që ndodhin në Shqipëri. Ajo gjithashtu u tregoi studentëve disa nga mjetet e kontrollimit të fotove dhe videove për të parë sa të vërteta janë. Moduli i dytë konsistoi në punën dhe praktikën që ndjek Faktoje.al që nga mbledhja e mëngjesit ku shohin deklaratat ose premtimet dhe deri tek verifikimi në terren që është fakti i fundit për verifikimin e një cështjeje. Një prej vështirësive që ata hasen ishte edhe takimi i vetë personit që bën deklaratën. "Ne pyesim vetë personin, edhe pse nuk është një gjë e lehtë"- tha ajo. Një pikë tjetër që Znj. Viola përmendi ishte edhe arma më e fortë e një gazetari , ligji për të drejtën e informimit. Më pas Z. Endi shpjegoi nga ana juridike mënyrën se si funksionojnë gjykatat duke vënë në peshë se sa sekret është një informacion dhe nëse duhet të aksesohet ose jo. "Ju si gazetarë nuk keni asnjeherë detyrim për të dhënë mjetin e identifikimit pra ID-në"- shtoi Ai. Duke ju lënë studentëve të kuptojnë se ata si gazetarë të ardhshëm kanë të drejtën e plotë për të kërkuar informacione. 19TET Vizitë studimore në "TUMO Tirana" Në kuadër të ditëve të orientimit, studentët e vitit të parë në programin “Multimedia dhe Dizajn Grafik”, vizituan ditën e sotme qendrën teknologjike “Tumo Tirana”. Studentët u njohën me ambientet e qendrës, nën guidën e znj. Imelda Zeqo, trajnere në “Tumo Tirana”. Znj. Zeqo shpjegoi për studentët disiplinat e ndryshme në të cilat operohej duke përmendur këtu: animacionin, dizajnin grafik, programimin, modelimin 3D, robotikën etj. Eksperienca në “Tumo Tirana” për pjesëmarrësit niste me fazën e parë e cila njihej ndryshe edhe si faza e “self learning”, ku ata punonin në mënyrë të pavarur projektet e tyre me ndihmën e tutorialeve të ndryshme. Më pas, profesorë të fushave përkatëse, zhvillonin workshope me secilin grup, workshope këto që konsistonin në realizimin e një projekti final. Çdo anëtar i “Tumo Tirana”, në përfundim të kësaj eksperience, pajisej me portofolin e vet, i cili përbënte një element shumë të rëndësishëm për secilin prej tyre. “Profesione të tilla si Multimedia dhe Dizajn Grafik që ju keni zgjedhur, janë profesione që nuk vdesin, profesione që kanë treg pune”, e përmbylli bisedën e saj znj. Zeqo.