Departamenti i Shkencave të Komunikimit organizoi sot ceremoninë e hapjes së Konferencës Ndërkombëtare mbi studimet në Media dhe Komunikim (ICCMS) me temë: “Komunikimi dhe zhvillimet e medias në epokën e dezinformimit dhe sfidave globale”.
Ceremonia hapëse e konferencës nisi me përshëndetjen e Dr. Erlis Çela, Përgjegjësit të Departamentit të Shkencave të Komunikimit në KU Bedër, njëkohësisht Kryetari i Konferencës ICCSM 2022.
Më tej rektori i Kolegjit Universitarë Bedër, Prof. Dr. Gjergj Sinani përshëndeti të pranishmit dhe i uroi të gjithë studiuesve dhe kumtuesve suksese në punimet e ICCMS 2022.
Gjithashtu në ceremoninë hapësë përshëndetën edhe zv/rektori i Universiteti të Tiranës, Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti.
Konferenca synon të bashkojë akademikë, studiues, gazetarë, ekspertë të komunikimit dhe medias, profesionistë të informacionit dhe medias, për të ndarë përvojat e tyre dhe rezultatet e kërkimit rreth çështjeve që lidhen me dezinformimin dhe ndikimin e sfidave globale.