Trajnim nga Faktoje.al

Përfaqësues nga organizata Faktoje.al zhvilluan ditën e sotme një trajnim me studentët e departamentit tonë.
Trajnimi i mbajtur nga Znj. Viola Keta dhe Z. Endi Kalemaj , ishte i ndarë në dy module, ku moduli i parë konsistonte në një shpjegim të përgjithshëm të lajmeve të rreme dhe dezinformimit. Znj. Viola e shoqëroi shpjegimin e këtyre fenomeneve me raste konkrete që ndodhin në Shqipëri.
Ajo gjithashtu u tregoi studentëve disa nga mjetet e kontrollimit të fotove dhe videove për të parë sa të vërteta janë.
Moduli i dytë konsistoi në punën dhe praktikën që ndjek Faktoje.al që nga mbledhja e mëngjesit ku shohin deklaratat ose premtimet dhe deri tek verifikimi në terren që është fakti i fundit për verifikimin e një cështjeje.
Një prej vështirësive që ata hasen ishte edhe takimi i vetë personit që bën deklaratën.
"Ne pyesim vetë personin, edhe pse nuk është një gjë e lehtë"- tha ajo.
Një pikë tjetër që Znj. Viola përmendi ishte edhe arma më e fortë e një gazetari , ligji për të drejtën e informimit.
Më pas Z. Endi shpjegoi nga ana juridike mënyrën se si funksionojnë gjykatat duke vënë në peshë se sa sekret është një informacion dhe nëse duhet të aksesohet ose jo.
"Ju si gazetarë nuk keni asnjeherë detyrim për të dhënë mjetin e identifikimit pra ID-në"- shtoi Ai. Duke ju lënë studentëve të kuptojnë se ata si gazetarë të ardhshëm kanë të drejtën e plotë për të kërkuar informacione.