Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në kuadër të zbatimit të një prej sfidave të saj “Aftësimit në Informacion”, zhvilloi të premten një cikël leksionesh të hapura me studentë të vitit të II-të në degën Shkenca të Komunikimit në Universitetin “Bedër”, Tiranë. Studentët u prezantuan me mënyrën e funksionimit të Bibliotekës, procesit të regjistrimit, shfrytëzimit të materialeve me vlerë të fondit të saj, shërbimet online që ofron BKSH përmes faqes së saj zyrtare, të cilat lehtësojnë dhe ndihmojnë qasjen në informacion, si Katalogët online, Katalogët e digjituar, Biblioteka digjitale, e-Bibliografi, etj. “Aftësimi në Informacion”, si një formë e re komunikimi me publikun e gjerë, po shfrytëzon teknologjitë e reja si burime referuese, duke nxitur bashkëveprimin e publikut me Bibliotekën. Njohja e mjeteve dhe mënyrave të kërkimit është një nga proceset më të rëndësishme për të arritur te informacioni