‘’Genuine Effect’’ përballë studentëve të Bedër

Elda Gjoka, themeluese e “Genuine Effect” ishte e ftuara e radhës e cila mbajti një leksion të hapur me studentët e Departamentit të Komunikimit.
 
Znj.Gjoka, njëkohësisht Eksperte Marketingu, prezantoi aktivitetin e agjencise së saj duke u ndalur në procesin e reklamimit. Sipas saj ‘’Genuine’’ do të thotë të shkosh tek efekti i vërtetë, të dish t’i nxjerrësh në pah vlerat e vërteta të asaj që prezantohet. Efekti ‘’genuine’’ duhet të jetë një efekt që qëndron gjatë dhe është i veçantë në llojin e tij.
 
Për shkak të karrierës së saj sportive Znj.Gjoka u fokusua edhe tek menaxhimi i eventeve sportive, një temë e cila nuk është shumë e përfolur. Ajo realizoi një bisedë interaktive në mënyrë që t’u mundësonte studentëve një informacion sa më praktik.