Leksion i hapur nga Edi lesi: Objektiviteti, garanci për karrierën e gazetarit

Edi Lesi, ish kryeredaktor i Gazetës Standard dhe Gazetës “Koja Jonë”, si edhe ish-Drejtor i Informacionit në Televizionin Shqiptar, ishte pjesë e leksioneve të hapura në Departamentin e Shkencave të Komunikimit.
 
Z.Lesi, aktualisht këshilltar për mediat dhe komunikimin i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha vlerësoi punën e gazetarit si ndër më të bukurat për ata që i kushtohen. Sipas tij, një ndër pikat më të rëndësishme që ndihmon edhe vetë gazetarët për karierën e tyre ka të bëjë me objektivitetin dhe përkushtimin ndaj këtij profesioni. 
 
Një tjetër pikë ku z.Lesi u përqendrua ishte edhe ajo e këshillimit të liderëve politik. Sipas tij, këshilltarët janë “syri dhe veshi” i politikanit. 
 
Në fund të leksionit, z.Lesi iu përgjigj interesit të studentëve.