

Anëtarët e stafit të Departamentit të Shkencave të komunikimit morën pjesë në konferencën e Tretë Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Letërsisë (UDEK) të zhvilluar nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit të Universitetit “Hena e Plotë-BEDËR” me temë: “Turqishtja në Europë”.
Prof.as.dr Rahim Ombashi, prezantoi kumtesën me temë: “Kahje të divanit të parë shqip të Nezim Beratit nga universalja dhe fantastikja drejt kombëtares dhe reales”. Ndërkohë anëtarët e tjerë të stafit, z.Emirjon Senja dhe z.Rudi Dunga prezantuan një kumtesë të përbashkët me temë: “Prodhimet kinematografike turke në televizionet shqiptare”. Konferenca u zhvillua gjatë datave 14-16 nëntor.