Piotr Ufnal: Stereotipizimi është veti e shoqërive të mbyllura

Piotr Ufnal, Menaxher për shitjet dhe marketingun për Evropën qendrore dhe lindore në Agjencicë e Lajmeve Franceze (AFP) letroi për studentët e departamentit të Shkencave të Komunikimit. Leksioni u zhvillua në kuadër të leksoneve “Studenti dhe profesioni”.
 
Tema mbi të cilën Ufnal referoi ishte stereotipizimi i individëve dhe shoqërive nga mjetet e komunikimit masiv. Nisur nga eksperienca e tij në vende të ndryshme, Ufnal theksoi se stereotipizimi dhe ngritja e tij është karakteristikë kryesisht e kombeve që kanë besim dhe etni të vetme. Kjo karakteristikë, sipas tij, ndikon ndjeshëm në refuzimin e tjetrit.