Trajnimi “Vëmendje tek detajet” u fokusua në disa drejtime kryesore që përfshijnë:
- Çfarë quajmë detaje?
- Pse janë të rëndësishme detajet?
- Kur janë të rëndësishme detajet?
- Cilat janë arsyet pse ne i anashkalojmë?
- Si të rrisim përqendrimin dhe vëmendjen tek detajet?
Seanca e trajnimit u realizua si një kombinim i aktiviteteve në grup, ushtrimeve individuale, pyetje-përgjigje, dhe bashkëveprim midis trajnueses dhe studentëve. Interaktiviteti ishte elementi kryesor i këtij trajnimi pasi është shumë e rëndësishme që studentët të kuptojnë vetë nëpërmjet shembujve të prekshëm rëndësinë e stërvitjes së përqëndrimit dhe vëmendjes tek detajet si një çelës i rëndësishëm si në jetën e tyre shkollore, profesionale dhe individuale.
Trajnimi u zhvillua nga Dr.Edlira Mali, pedagoge në Departamentin e Shkencave të Komunikimit, në kuadër të "Akademisë së medias dhe komunikmit".